Prishtina ishte ndër komunat që përmbysi rezultatin në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021. Kandidati i LDK-së, Përparim Rama mori 15 mijë vota më shumë se më 17 tetor dhe la mbrapa kandidatin e Lëvizjes, ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për t’u konfirmuar si kryetar i ri i kryeqytetit.
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se në këto zgjedhje u krijua një sinergji, jo vetëm e LDK-së, por edhe e subjekteve të tjera opozitare për të mos ia lënë kryeqytetin Vetëvendosjes.
Mustafa për KosovaPress thotë se sinergjia nuk ishte vetëm si rezultat i vlerësimit të qeverisjes së LVV-së në Prishtinë por edhe i frikës nga Vetëvendosje për instalim të një pushteti, siç thotë ai, arbitrar në nivel qendror dhe lokal.
“Sivjet u krijua një sinergji jo vetëm e LDK-së por edhe e subjekteve të tjera opozitare për të mos ia lënë kryeqytetin Vetëvendosjes. Kjo sinergji, vlerësoj se nuk ishte vetëm rezultat i vlerësimit të qeverisjes së LVV-së me Prishtinën për rreth një mandat e gjysmë por edhe i frikës nga LVV-ja. Frikë kjo e instalimit të një pushteti arbitrar në nivel qendror dhe lokal, duke e pasur parasysh se aktualisht LVV ka krejt pushtetin: Qeverinë, Parlamentin dhe Presidenten. Tani po tenton ta marr edhe shtyllën e drejtësisë përmes një Vettingu të kundërshtuar nga BE”, tha Mustafa.
Prishtina, sipas Mustafës, është qeverisur më së miri në kohën e LDK-së. Ai përmend edhe faktin që në zgjedhjet e kaluara Arban Abrashi nuk u bë kryetar për 300 vota.
“Prishtina pa asnjë dyshim është qeverisur më së miri, kur e ka qeverisur LDK-ja. LDK në vazhdimësi ka pasur përkrahje të prishtinasve. Në zgjedhjet e kaluara Arban Abrashi fitoi rreth 42000 vota në raundin e dytë, i munguan më pak se 300 vota për të fituar”, vijoi Mustafa për KosovaPress.
Mustafa shprehet se komunat e fituara nga LDK por edhe nga partitë e tjera opozitare paraqesin fitore të madhe për demokracinë e vendit.
“Prishtina dhe komunat e tjera të fituara nga LDK dhe partitë e tjera opozitare paraqesin fitore të madhe për demokracinë e vendit dhe për balancimin e forcës qeverisëse”, tha Mustafa.
Gjilani dhe Podujeva ishin në garë të ngushtë me kundërkandiadtët nga Vetëvendosje, por që në fund LDK humbi dy këto qytetet. Në Gjilan dhe në Podujevë kryetarët do të jenë nga subjekti i Kurtit.
Sa i përket humbjes së Gjilanit nga LDK që në krye të saj ishte Lutfi Haziri, Mustafa tha se këtë herë nuk u vlerësua puna e ish-kryetarit Haziri por dëshira për ndryshime.
“Gjilani dhe Podujeva është dashur të fitohen nga LDK. Z. Haziri ka bërë një punë të mrekullueshme në Gjilan, por kësaj radhe nuk u vlerësua puna por dëshira për ndryshime”, theksoi Mustafa për KosovaPress.
E në Podujevë sipas Mustafës zbriti i gjithë arsenali i Qeverisë. Ai thekson se kryeministri theu heshtjen zgjedhore e që përmes kësaj VV fitoi edhe vota. Për të gjithë këtë, sipas Mustafës, do të duhet të anulohej votimi atje.
“Në Podujevë zbriti krejt arsenali i Qeverisë, që nuk ndodhi as në Prishtinë. E thyen heshtjen zgjedhore, dhe VV fitoi vota edhe me thyerjen e këtij rregulli. Në fakt unë ndaj opinionin se është dashur të anulohen votimet atje për shkak të shkeljes së tillë nga Kryeministri. Në përgjithësi LDK ka performuar me sukses në këto zgjedhje pas një rezultati aksidental të 14 shkurtit”, nënvizoi Mustafa.
Zgjedhjet lokale e nxorën Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) fituese në Prishtinë, Pejë, Lipjan, Istog, Viti, Junik, Fushë Kosovë e Dragash. Kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku, rezultatin e këtyre zgjedhje e ka quajtur arritje të madhe. Përpos 8 komunave, LDK arriti të marrë edhe mbi 170 mijë vota për asamble.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A