Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shpreh i qartë kur tha se tashmë demokratëve u ka ardhur koha që ta provojnë nën lëkurë atë që u kanë bërë të tjerëve tërë këto vite.
Po ashtu ai nuk kurseu edhe ironitë me artikulimin e kryedemokratit, ndërsa i tha se kur ai në fund të fjalë së tij thotë fjalën “nuk ma lejon edukata”, Ramës i kujtohen ato gratë që zihen për flokësh dhe i thonë njëra-tjetrës “nuk ma lejon edukata të merrem me ty moj gaxhie”.
“Kur fole për pluralizmin socialist më kujtove kocin, e morën për dhëndër dhe donin t’ia nxirrnin fshatit dhe si shkuan gjërat nuk ka rëndësi. Pasi thua gjëra që nuk thuhen, përsërit një fjali “Nuk ma lejon edukata” dhe më kujton ato gratë që zihen për flokësh dhe i thonë njëra-tjetrës “nuk ma lejon edukata të merrem me ty moj gaxhie”. Edukata tregohet.
Më bëri shumë përshtypje ajo që the për ustain që na dole se e paske njohur dhe ke mësuar mos bësh si ai. Po qëkur kështu se deri para se të merrja unë fjalën ishe si ai komplet, asnjë ndryshim. Të shohim tani kur të dalësh të marrësh prapë fjalën. Unë s’do ta rimarr më fjalën, do ta lë ty ta mbyllësh. Deri tani ke përsëritur si kopje atë që ka qenë ustai yt, bëj kujdes që të mos mbetet në gjuhën, mendjen dhe në mënyrën si arsyeton dhe komunikon me të tjerët.
Në të gjitha këto je një kopje qesharake e atij. Kur ngre e ul kundërshtarët si kriminelë je si ai, asnjë ndryshim dhe nëse do flasim për buxhetin herë tjetër kur të çohesh këtu fol për temën dhe mos u merr me sulme personale, akuza si ato që të cilët po shkon dhe ti në gjykatë me sa kuptova dhe mirë e bën dhe mos u merr me sjelljen e atij llumi të komunikuar dhe bashkëjetuari ku jeni rritur ju me atë ustain, që i mbani iso nga mëngjesi në darkë, që flisni për llogari të tij lloj-lloj budallëqesh, bëni garë kush është më shumë në zemrën e tij.
Është koha ta provoni në lëkurë atë që i keni bërë të tjerëve. E thotë mirë ajo fjala. Çfarë gjëje i shkon vërdallë, të vjen vërdallë, tani ju ka ardhur vërdallë. Do vijë dita që do t’i bini kokës me grushta që keni qenë pjesë e asaj kulture e keni ushqyer dhe përmes saj keni ardhur deri këtu. Ndahuni nga ajo kulturë dhe hajdeni këtu të jepni leksione”, tha Rama./TCh
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pagat me rritje në sektorin publik
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?