LAJMI I FUNDIT:

Mbysin kafshët shtëpiake derisa pronarët e tyre janë në karantinë, praktika e zyrtarëve kinezë të shëndetësisë nxit reagime të ashpra

Mbysin kafshët shtëpiake derisa pronarët e tyre janë në karantinë, praktika e zyrtarëve kinezë të shëndetësisë nxit reagime të ashpra

Autoritetet lokale të shëndetësisë në disa qytete kineze, po futen dhunshëm nëpër shtëpitë e qytetarëve – duke ua vrarë kafshët shtëpiake derisa pronarët janë të futur në karantinë – duke nxitur reagime të ashpra.

Në një rast, pronarja e qenit me emrin Fu, ka parë përmes kamerave të sigurisë sesi njerëzit e veshur me rroba mbrojtëse u futën në apartamentin e saj dhe ia rrahën për vdekje qenin e saj – që e goditën me shufra të hekurit në kohën kur ajo ishte futur në karantinë. Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo kishte rezultuar negative në testin e COVID-19.


“Qeni vrapoi në hapësirën tjetër dhe befasisht u zhduk, por është dëgjuar duke bërtitur. Disa minuta më pas punonjësit nxorën një qese të verdhë të plastikës dhe thanë se po e marrin qenin”, ka shkruar Fu në një postim në rrjetin social, transmeton Telegrafi.

Videoja e saj nga kamerat e sigurisë është bërë virale, ku miliona njerëz e kanë shikuar – kryesisht të nervozuar tej mase nga ky veprim. Sipas autoriteteve përkatëse në Kinë, kjo po bëhet nga frika se përmes gjakut të kafshëve shtëpiake si qeni dhe macja, mund të bëhet bartja e COVID-19 te njerëzit.

Të bindur se më këtë veprim do të arrijnë ta mbajnë numrin e rasteve të reja me COVID-19 në zero, autoritet lokale të shëndetësi në Kinë kanë filluar të ndërmarrin veprime ekstreme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Evropa
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori