LAJMI I FUNDIT:

Toyota Supra ‘legjendare’ kushton pothuajse 300 mijë dollarë

Toyota Supra ‘legjendare’ kushton pothuajse 300 mijë dollarë

Toyota Supra tërheq gjithmonë shumë vëmendje dhe arrin shuma të larta parash, dhe një tregtar i Illinois e ka ngritur çmimin në një nivel vërtet të lartë.

Verën e kaluar, Toyota Supra u shit në gjendje të përsosur për 201,000 dollarë, por kjo shifër mund të përfundon në hije nëse tregtari i Illinois do të realizon planin e tij ku mund të marrë  299,800 dollarët e kërkuar për veturën e tij.

Bëhet fjalë për një veturë të cilës mund t’i hiqet çatia dhe e cila nuk ka spoiler të pasëm.


Trupi është i lyer me antracit dhe vetura fuqizohet nga një motor 2JZ me 6 cilindra turbocharged i çiftuar me një transmetim manual shumë të dëshirueshëm me 6 shpejtësi.

Ky motor prodhon 321 kuaj fuqi.

Vetura përshkoi vetëm 15511 km, dhe më parë kishte vetëm një pronar.

Kujtojmë, Supra legjendar nga filmi “The Fast and the Furious”, drejtuar nga aktori Paul Walker, u shit për 550,000 dollarë. /Telegrafi/