Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të kenë si pikë të parë të takimit angazhimin dhe situatën në Ballkanin Perëndimor në takimin e nesërm në Bruksel.
Ministrat do të diskutojnë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa dokumenti për diskutim është përgatitur nga Shërbimi i Politikës së Jashtme të BE-së (EEAS).
Në dokument thuhet se në muajt e fundit “nuk ka pasur përparim në dialog”, dhe se atmosfera e përgjithshme rreth bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është “ende e ndërlikuar”.
“Fokusi duhet të kthehet në zbatimin e obligimeve ende të paplotësuara nga dialogu, duhet të përmirësohet atmosfera përmes lëvizjeve konkrete pozitive dhe të punohet në përparimin drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim, dhe rrjedhimisht në të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në dokumentin e përgatitur për diskutim ministror.
Siç njofton KP, vendeve anëtare u kërkohet të vazhdojnë të mbështesin ndërmjetësuesit e BE-së në dialog, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak, dhe në një “nivel të lartë dialogu me Beogradin dhe Prishtinën”.
Përveç dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, ministrat e BE-27 do të diskutojnë situatën në Bosnjë e Hercegovinë, për të cilën Brukseli vlerëson se është aktualisht në “krizën më të keqe politike që nga miratimi i Dejtonit”.
EEAS thekson se zgjidhja mund të shihet në dialog, para së gjithash brenda BeH-së dhe se deri më tani në Bruksel nuk ka mbërritur asnjë propozim zyrtar për heqjen e mundshme të sanksioneve për zgjidhjen e bllokadës politike në BeH.
Në takimin në Bruksel, ministrat e jashtëm do të diskutojnë edhe sanksionet ndaj Bjellorusisë, për shkak të situatës me emigrantët në kufijtë me Poloninë dhe Lituaninë.
Ministrat nuk do të miratojnë masa të reja kufizuese të hënën, por do të miratojnë kuadrin ligjor për futjen e paketës së pestë të sanksioneve ndaj Minskut zyrtar, këtë herë kundër atyre që janë përgjegjës për krizën me migrantë, krizën humanitare dhe gjeopolitike në kufijtë e jashtëm të BE-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri