Arjola Demiri rrëfen periudhën e vështirë pas divorcit: Zgjodha veten përpara çdo gjëje
Para 3 vitesh
Linku i lajmit u kopjua
Arjola Demiri ka folur përsëri për jetën e saj private dhe ndarjen nga bashkëshorti.
Aktorja e njohur gjatë një diskutimi me Semin, ka rrëfyer historinë e ndarjes dhe vendimin përfundimtar për tu larguar nga bashkëshorti.
Ajo tha se ishte në një gjendje të keqe sentimentale dhe se vendoi veten para të gjithëve, duke u zhdukur për një kohë për të reflektuar.
“Zgjodha vetën përpara çdo gjëje, do të duket egoiste se ishin edhe fëmijët në mes, edhe e kisha bërë si vdekja nuk do kthehesha aty brenda, isha duke vdekur përbrenda, do të thotë të arrijë njeriu t’i bëjë vetës keq se nuk kishte rrugëdalje tjetër, por, nga ana tjetër e di atë shprehjen ‘fëmijët ta heqin të drejtën e vetëvrasjes’ dhe nuk doja më të kthehesha aty”, ka thënë Arjola ndër tjera.
Foto: Arjola Demiri/InstagramKujtojmë që aktorja nga Tropoja është nënë e tre fëmijëve nga martesa e saj, ndërsa aktualisht ka deklaruar se është beqare dhe e përkushtuar ndaj familjes së saj, duke thënë se janë pikërisht fëmijët e saj arsye pse ajo vendosi të hyjë në Big Brother VIP. /Telegrafi/
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.