LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha uron Britney Spears pas lirimit nga konservatori: Tani duhet të mbrojmë me çdo kusht

Bebe Rexha uron Britney Spears pas lirimit nga konservatori: Tani duhet të mbrojmë me çdo kusht

Britney Spears nuk do të jetë më nën kujdestarinë që ka sunduar jetën e saj për 13 vitet e fundit.

Këngëtarja ka fituar betejën ndaj babait të saj, Jamie Spears i cili me anë të kujdestarisë kishte kontrolluar çdo aspekt të jetës së saj.

Konservatori kishte fuqi mbi financat e saj dhe vendimet e karrierës, plus çështje të mëdha personale, të tilla si vizitat e saj me djemtë e saj adoleshentë dhe nëse ajo mund të rimartohej.


View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)


Pas këtij lajmi yje të shumta kanë uruar 39-vjeçaren, në mesin e tyre edhe artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Ajo ka ndarë në Instagram një fotografi ku shihet përkrah Britney, teksa kujtoi emocionet që kishte përjetuar ku u takua për herë të parë me të.

Britney Spears fiton gjyqin ndaj babait të saj, lirohet nga kujdestaria 13-vjeçare
Lexo po ashtu Britney Spears fiton gjyqin ndaj babait të saj, lirohet nga kujdestaria 13-vjeçare

“Urime mbretëreshë. Mbaj mend se sa nervoz isha kur të takova për herën e parë. Nuk mund të qëndroja pa lëvizur. Truproja juaj na lejoi të hynim në dhomën tuaj të zhveshjes dhe gjëja e parë që më thatë ishte se sa një kompozitore e mrekullueshme jam. Më preku shpirtin. Ikona ime, të cilën e pashë dhe u frymëzova gjatë gjithë jetës sime, më tha se isha një kompozitore e mrekullueshme. Ky ishte një moment historik. Jam e lumtur që je i lirë, por tani duhet të të mbrojmë me çdo kusht. Të dua”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e imazhit me ylli amerikan të muzikës.

Kujtojmë që fitoren kundër kujdestarisë së babait të saj, Britney e ka quajtur si dita më e mirë e jetës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Kalo në kategori