Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është nderuar me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021” në Distinguished Leadership Awards.
Para se të pranonte çmimin, këngëtarja mbajti një fjalim para figurave të rëndësishme që ishin prezent në këtë event.
26-vjeçarja siç do herë tjetër tregoi me krenari se vjen nga Kosova, duke folur edhe për sfidat që ballafaqohet rinia, pa lënë anash të përmend edhe vlerat që përfaqëson populli ynë.
Ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte edhe kërkesa me elegancë e zgjuarsi që Dua bëri për BE-në, duke kërkuar liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Fjalimi i yllit të hitit “Levitating” bëri bujë të madhe dhe u shpërnda me të madhe në rrjetet sociale, e këtë së fundmi e bëri edhe babai i saj, Dukagjin Lipa.
Përmes një postimi në Instagram, Dukagjini tha se ndihet krenar për të, ashtu si gjithë të tjerët.
“Jam shumë krenar me ty. Ti na bën të gjithëve të mbushemi me krenari dhe zemrat tona të rrahin fortë (Më duhej të prisja që të gjithë të tjerët të postonin së pari)”, ka shkruar Dukagjini në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
“Tekst prej shpirtit tim”, Bes Kallaku publikon baladën e re ‘Mosmirënjohja’ me Eli Malajn – fansat dyshojnë se është dedikim për Xhensilën
“Me Gjylen” rikthehet me episod të ri “Vejushkat” dhe rikthimin e Mensur Safqiut
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251