Kolegjet gjyqësore të Gjykatës Supreme kanë përfunduar të gjitha ankesat e kandidatëve për asamble komunale, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me parregullsitë e pretenduara në zgjedhjet lokale 2021.
Kjo Gjykatë ka refuzuar 15 ankesat e kandidatëve për asamblistë si të pabazuara.
Ankesa ka pasur nga kandidatët në Komunën e Prizrenit, Suharekës, Pejës, Dragashit, Lipjanit e disa të tjera.
Kolegjet gjyqësore kanë vendosur si në vijim:
Me aktgjykimin AA nr.64/2021, kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen juridike të A.Sh., kandidat për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Prizrenit, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
Me aktgjykimin AA nr.66/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, duke vendosur lidhur me ankesën e kandidatit B.N., kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal në Suharekë, nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
Me aktgjykimin AA nr.68/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të N.H., kandidat për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Pejës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
Me aktgjykimin AA nr. 69/2021, kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen juridike të subjektit politik Lëvizja për Goren- PG, Iniciativa Qytetare e Gores –GIG dhe Partia Unike Gorane (JGP), lidhur me kërkesën e tyre për anulimin e votave të ardhura për Kuvendin Komunal për Komunën e Dragashit nga shtetet, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Malit të Zi, për Zgjedhjet lokale të mbajtura më datë 17 tetor 2021, për Kuvend Komunal, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tyre të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
Me aktgjykimin AA nr.70/2021 kolegji i Gjykatës Supreme, duke vendosur lidhur me ankesën e M.I., kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal të Lipjanit, nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
Me aktgjykimin AA nr. 71/2021, kolegji i Gjykatës Supreme duke vendosur për ankesën e A. B., kandidat për deputet në Kuvendin e Komunës së Lipjanit, nga subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
Me aktgjykimin AA nr.72/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të R.R., kandidatit për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Lipjanit, nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
Me aktgjykimin AA nr.73/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të E.Xh., kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal në Komunën e Pejës nga subjekti politik, Partia Demokratike e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
Me aktgjykimin AA nr.74/2021, kolegji i Gjykatës Supreme në cështjen juridike të S.K., e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
Me aktgjykimin AA nr.75/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të B. P., kandidat për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Pejës nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
Me aktgjykimin AA nr.76/2021, Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të A.B, kandidat për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Fushë Kosovës nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
Me aktgjykimin AA nr. 77/2021, kolegji i Gjykatës Supreme duke vendosur sipas ankesës së A.C., kandidatit për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Drenasit, nga subjekti politik, Demokratët për Drenas, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
Me aktgjykimin AA nr.78/2021, kolegji i Gjykatës Supreme duke vendosur lidhur me ankesën e S.M., sekretar i subjektit politik Nisma Socialdemokrate, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
Me aktgjykimin AA nr.79/2021, kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen juridike të L.P., kandidate për anëtare të Kuvendit Komunal në Komunën e Prizrenit, nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e saj, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
Me aktgjykimin AA nr.80/2021, kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen juridike të Q.R., kandidat për anëtarë të Kuvendit Komunal në Komunën e Istogut, nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“The Wall Street Journal”: Harrojeni Italinë, ja pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës i turistëve të zgjuar
Nikollovski: Përforcohet dinamika ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj