Përbërësi i zakonshëm në disa produkte është i lidhur me një rrezik më të lartë të zhvillimit të kancerit
Shumë herë ne nuk i hedhim një vështrim të plotë etiketave ushqyese në ushqimet që mbushin frigoriferin tonë.
Por kjo mund të jetë e gabuar pasi disa përbërës në ushqimet tona të përditshme mund të na shkaktojnë probleme shëndetësore me kalimin e kohës. Hulumtimet e reja sugjerojnë se vaji i palmës, një përbërës i zakonshëm që gjendet në gjalpin e arrave dhe çokollatë, është i lidhur me një rrezik në rritje të llojeve të caktuara të kancerit.
Një studim i fundit i botuar në revistën Nature donte të kuptonte efektet që konsumimi i acideve yndyrore si acidi oleik, linoleik dhe palmitik mund të ketë në qelizat e kancerit të gojës dhe lëkurës te minjtë.
Acidi oleik dhe linoleik gjenden në ushqimet e mbushura me omega-6 dhe 9, duke përfshirë farat e lirit dhe vajin e ullirit. Sa i përket acidit palmitik, studiuesit i ushqyen minjtë me një dietë afatshkurtër të pasur me vaj palme (një lloj vaji vegjetal) për të matur efektet e acidit yndyror në qelizat e kancerit.
Autorët e studimit zbuluan se dietat, duke përfshirë acidin linoleik dhe oleik, nuk çuan në një probabilitet më të madh të zhvillimit të kancerit. Ndërsa, dieta me vaj palme ka bërë që minjtë të jenë më të rrezikuar nga kjo sëmundje. Studiuesit pohojnë se kjo është për shkak të acidit palmitik në vaj që nxit metastazën, që është kur qelizat e kancerit shkëputen nga tumori primar dhe përhapen në të gjithë trupin. Kjo i bëri ata të paralajmërojnë për këtë rrezik kur konsumojnë rregullisht vaj palme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale