LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Duhej të kidnapojnë deputet vetëm që të shpëtojë qeveria

OBRM-PDUKM: Duhej të kidnapojnë deputet vetëm që të shpëtojë qeveria

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “është dashur të kidnapojnë deptuet vetëm që të shpëtojë qeveria”.

Sipas tyre, Zaev është më e keqja e Maqedonisë dhe se qeveria nuk tregoi se ka shumicë.

“Qeveria e humbësit Zaev është e delegjitimuar. Humbësi Zaev ka 59 deputetë dhe një deputet të kidnapuar. Dje është dashur të kidnapohet deputeti në mënyrë që të vazhdohet me vjedhjen. Gjatë gjithë ditës është mbajtur peng deputeti i cili nuk u paraqit në kuvend, por lëshoi video pas shqetësimit për sigurinë e tij”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.


Ata shtojnë se Zaev dje e vrau demokracinë në shtet.

“ME të gjitha metodat jodemokraatike do të fundosemi në listat e institucioneve ndërkombëtare si Transparency Internatioal ose në listat e magazinave si Economist”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/