Ferrari prezantoi coupen BR20 i bazuar në modelin GTC4 Lusso, që është bërë një lloj “aneksi” i serisë luksoze One-Off.
BR20 është inspiruar nga coupen e Ferrarit nga vitet e 50 dhe 60-ta, që e “zbukurojnë” disa karakteristika që ngjajnë me modelet 410 Superamerica dhe 500 Superfast, transmeton Telegrafi.
Vetura është e dizajnuar si projekt unik për një klient të veçantë, bazuar në platformën GTC4 Lusso që së fundmi është prodhuar, por kjo platformë dukshëm ka ndryshuar.
Para se gjithash, është më e gjatë se origjinali dhe më aerodinamike. Përpara është ridizajnuar maska mbrojtëse që përmban elemente unike të punuara nga karboni.
Edhe dritat janë modifikuar e aty janë edhe fellnet e aluminit prej 20 inçëve. Detajet për performansën nuk janë bërë të ditura, por dihet se vetura ka pasur motor 6,2 litra V12 që bartë fuqinë në të katër rrotat sikurse GTC4 Lusso. Në këtë model motori prodhon 690 kuaj-fuqi.
Projekte të tilla i sjellin shumë para Ferrarit, por lista e pritjes është e gjatë sa që blerësit duhet të presin deri në pesë vite.
Klienti që e porositi BR20 ka qenë “thellë i përfshirë” në dizajnimin e veturës, e identiteti i tij nuk është zbuluar sikurse edhe shuma e parave që i ndau për këtë veturë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Një situatë shumë serioze": Volkswagen mund të mbyllë fabrikat në Gjermani për herë të parë në histori
Pritja pothuajse ka mbaruar, vetura Renault Symbioz së shpejti në Kosovë
BMW zbulon planet për prezantimin e një veture me hidrogjen
Pas Bugatti dhe Mercedes, Porsche zbulon ndërtesën luksoze të banimit
Për çfarë shërbejnë linjat në xhamin e pasmë të veturës?
Policia në SHBA ndalon një shofer që flinte teksa voziste Tesla, habiten me sasinë e madhe të drogës që gjejnë brenda saj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh