Një video rrëqethëse shfaq dhjetëra persona duke u rrahur me hanxharë dhe një veturë që godet një person – e pamjet që u publikuan në rrjetet sociale, po i analizon policia dhe po kërkon ndihmën e qytetarëve për çfarëdo informacioni që do të ndihmonte në kapjen e sulmuesve.
Në video shihen disa persona duke bërtitur dhe vrapuar në mes të rrugës, ku ndodh një rrahje në Bredford të Britanisë së Madhe, transmeton Telegrafi.
Aty mund të shihet edhe një veturë që tenton të anashkalojë turmën, por një burrë qëndron në rrugë dhe mbante një thikë në dorë – përkatësisht hanxharë.
https://twitter.com/Qasim_Azam23/status/1457811205792444418?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1457811205792444418%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3806371%2Fulicni-obracun-sa-macetom-u-bredfordu-gradom-usred-noci-odzvanjali-krici-jednu-osobu-udarila-kola-video
E njëjta veturë godet personin dhe dëgjohen krisma të mëdha, e dëshmitarët e kësaj ngjarje vraponin në të gjitha anët që t’i shpëtojnë më të keqes.
Videoja është filmuar gjatë fundjavës në rrugët e Bradfordit në West Yorkshire. Pamje shokuese janë shpërndarë në Twitter, ku janë shikuar nga më shumë se 23.000 persona.
Inspektori i policisë së Bredfordit, David Colier, ka thënë se dëshirojnë të bisedojnë me të gjithë që ndoshta mund të jenë lënduar apo që mund të ndihmojnë të kapin autorit e kësaj vepre të shëmtuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251