LAJMI I FUNDIT:

Përleshje masive në Ferizaj, sekuestrohet një boks hekuri dhe një thikë

Përleshje masive në Ferizaj, sekuestrohet një boks hekuri dhe një thikë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një përleshje masive në fshatin Llojza të Ferizajt, ndërsa më pas ka sekuestruar një boks hekuri dhe një thikë.

Policia bën të ditur se në këtë përleshje, është lënduar njëri prej tyre dhe ka pranuar pranuar trajtim mjekësor.


Në vendin e ngjarjes si dëshmi materiale që dyshohet të jetë përdorur në rast është sekuestruar një boks hekuri dhe një thikë.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar.

Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/