LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja për programin e shkëmbimit akademik Kosovë-SHBA

Nënshkruhet marrëveshja për programin e shkëmbimit akademik Kosovë-SHBA

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e mirëkuptimit për programin Fulbright të shkëmbimit akademik SHBA-Kosovë.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë Niocholas J. Giacobbe.


Ministrja Nagavci tha se përmes këtij bashkëpunimi studentëve iu kanë hapur rrugë për studime në institucione prestigjioze amerikane.

“Qëllimi ynë kryesor është krijimi i zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjate në sistemin arsimor në vend. Andaj edhe e vlerësoj shumë vazhdimin e marrëveshjes për Programin Fulbright, program ky me një reputacion të lartë të shkëmbimit akademik, i cili kontribuon për të forcuar profilin tonë të edukimit, kulturës dhe shkencës. Shumë nga projektet që kemi mbështetur përmes bashkëpunimit janë fokusuar në shkëmbimin akademik në mes të institucioneve arsimore dhe kërkimore në SHBA dhe Republikën e Kosovës për studentë, mësimdhënës, profesorë, hulumtues, ekspertë të arsimit”, tha ajo.

Tutje ministrja shtoi se, “Me anë të këtij bashkëpunimi studentëve tanë ua kemi hapur rrugën për studime në institucione prestigjioze amerikane, në programe me interes për zhvillimin e vendit, stafit akademik i mundësojmë rrjetëzimit dhe hulumtimit në bashkëpunim me institucionet hulumtuese amerikane që në planin afatgjatë kontribuon në ngritjen e performancës dhe zhvillimit edhe të hulumtimit në vendin tonë”.

Nagavci tha se kanë arritur të themelojnë bordin e shkëmbimit arsimor SHBA-Kosovë dhe se Kosova është e para që ka arritur themelimit e një bordi të tillë.

“Ky bord këshillëdhënës do të na ndihmojë të caktojmë edhe prioritetet strategjike për bashkëpunimin në mes të dy vendeve dhe do të këshillojë për iniciativa me interes që i kontribuojnë implementimit të suksesshëm të programit Fulbright në Kosovë. MASHTI me marrëveshjen e nënshkruar ka dublifikuar fondet për mbështetjen e programit. Kjo nënkupton edhe përkushtimin tonë dhe interesimin në lidhje me këtë program, por edhe shtimin e numrit të përfituesve në skemat për të cilat do të dakordohemi si ministri dhe që i konsiderojmë shumë të rëndësishëm. Realizimi i memorandumit të ri të mirëkuptimit dhe rritja e fondeve për programin na mundëson që bashkëpunimi akademik të zgjerohet, duke e shtuar ndjeshëm numrin e përfituesve dhe duke ndikuar në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë”, u shpreh Nagavci.

Nagavci deklaroi se përmes skemave të mbështetjes dhe shkëmbimit MASHTI ka qenë nikoqir i ekspertëve dhe hulumtuesve nga ShBA-të për t’i ndihmuar në hartimin e politikave në ministri ne profilet me interes për vendin.

Ndërsa, i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, tha se 216 studentë, studiues, hulumtues dhe specialistë nga Kosova kanë marrë pjesë në programin Fulbright që nga viti 2009.

“Këtë vit ky përkushtim është forcuar edhe më shumë përmes themelimit të bordit për shkëmbim edukativ ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve dhe ky bord përforcon vizionin strategjik të Fulbright duke siguruar përfshirje në procesin vendimmarrës për Fulbright të zërave nga shoqëria civile, nga akademia, si dhe ish- pjesëmarrësit e Fulbright. Ky bord, i cili është i pari në botë i këtij lloji tashmë ka përmirësuar procesin e njoftimit, si dhe të përzgjedhjes duke rezultuar në grup më të madh të kandidatëve si dhe një standard më të lartë”, u shpreh ai.

Giacobbe ka falënderuar për bashkëpunim edhe presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe Kuvendin e Kosovës./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori