LAJMI I FUNDIT:

Rrahje masive në Zhur të Prizrenit, theret me thikë një person

Rrahje masive në Zhur të Prizrenit, theret me thikë një person
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona të cilët ishin përfshirë në një rrahje masive në Zhur të Prizrenit.

Siç njofton Policia, gjatë rrahjes një person është therur me thikë, transmeton Telegrafi.

“Më datën 10 nëntor 2021 në orën 01:10, Policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në fshatin Zhur të Komunës së Prizrenit, ka ndodhur një rrahje masive. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë dhe ka dërguar njësitet policore në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.


Tutje, në njoftim thuhet se patrullat posa kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë hasur pesë perona (njëri prej tyre i lënduar), si të dyshuar në lidhje me këtë rast:

• B. K., i datëlindjes 2003
• A. K., i datëlindjes 2001
• R. V., i datëlindjes 2003
• R. S., i datëlindjes 2000 dhe
• E. S., i datëlindjes 2006

“I dyshuari R. S., është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, i cili ka pësuar lëndime nga përdorimi i thikës, ku ka marrë plagë në gjoks afër zemrës dhe është ndaluar në spital për tretman mjekësor ku sipas mjekëve nga plaga e shkaktuar nga mjeti i mprehtë thikë në pjesën e gjoksit është në gjendje të rëndë shëndetësore por jashtë rrezikut për jetë sipas mjekut”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një mjet pune i mprehtë (kmesë) në cilësinë e provave materiale, ku gjatë përleshjes në mes tyre është përdor thika.

“Po ashtu është njoftuar prokurori kujdestar, i cili urdhëron që personat të ndalohen për gjashtë orë. Pas gjashtë orëve të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës. Të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe rasti ka ndodhur pa paramendim”.

Tutje, në komunikatë thuhet se me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuar janë ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit të mitur R.V. dhe E. S., ndalen për 24 orë.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e stacionit policor në Prizren. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale

Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale

Drejtësi
​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

Lajme
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025

Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025

Drejtësi

"Ne nuk do të ndalemi!", reagon Nagavci pasi opozita dorëzoi kallëzimi penal ndaj saj

Lajme
Riaktualizimi i idesë për shkëmbim të territoreve, përgjigjet Qeveria e Kosovës

Riaktualizimi i idesë për shkëmbim të territoreve, përgjigjet Qeveria e Kosovës

Lajme
Rritet kërkesa për energji elektrike, KESCO me apel për qytetarët

Rritet kërkesa për energji elektrike, KESCO me apel për qytetarët

Lajme
Kalo në kategori