LAJMI I FUNDIT:

Burri që shkatërroi muralin e Ratko Mlladiqit: Më kërcënuan se do të më gjejnë dhe se e dinë kush jam

Burri që shkatërroi muralin e Ratko Mlladiqit: Më kërcënuan se do të më gjejnë dhe se e dinë kush jam

Xhorxho Zhujoviq, përfaqësues i Partisë Socialdemokrate të Serbisë, presidenti  të cilës është Rasim Lajiq, ka thënë për Nova.rs, se obligimi i tij civil ka qenë të shkatërrojë muralin dedikuar Ratko Mlladiqit.

Ai tha se para muralit ka hasur në burrin për të cilin besohet të jetë pjesë e një prej organizatave të djathtës, i cili e kërcënoi duke i thënë se e di se ku do ta gjej, transmeton Telegrafi.

Në muralin me fotografinë e Ratko Mlladiqit është hedhur një kovë me gëlqere, e pas këtij veprimi qëndron Xhorxho Zhujoviq, aktivisti shumëvjeçar dhe anëtari i SDPS-së. Ai ka treguar se pse e ka bërë këtë.


“Murali me fotografinë e Mlladiqit paraqet një njollë në fytyrën e çdo qytetari të Serbisë, pavarësisht cilit popull i përkiste, fesë apo orientimit politik. Të gjithë ata që përpiqen ta mbrojnë këtë mural na bëjnë një shërbim të keq të gjithë neve”, ka shpjeguar Zhujoviq, i cili theksoi se lëvizja e tij ishte një vepër civile.

“Këtë që e kam bërë e cilësoi si diçka normal, veprim njerëzor. Ofroj mbështetje për secilin që me aktivitetet e tij tregon se është kundër luftës dhe për një shoqëri normale”, ka shtuar ai.

“Gazetarët me thanë se ai është nga Levijatani… Ka pasur një konflikt verbal, tentoi të më vërsulet. Por më pas u largua paksa, për të bërë një telefonatë. Kur e bëra atë që u përfola, ai më tha se do të më gjej, se e di se kush jam. Nuk arrita ta shoh kush ishte, pasi që fytyrën e kishte të mbuluar”, tha Zhujoviq.

Këtë mural e kanë ruajtur policia serbe, e aktivistet Aida Qoroviq dhe Jelena Jaqimoviq janë arrestuar pasi kishin hedhur vezë në drejtim të muralit. Megjithatë disa orë më vonë ishin liruar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Trump e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Trump e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Amerika
Kalo në kategori