LAJMI I FUNDIT:

Vulin nderon kriminelin Mlladiq, kaos në Beograd: Të djathtët hedhin shkopinj, një kordon policie ndan protestuesit

Vulin nderon kriminelin Mlladiq, kaos në Beograd: Të djathtët hedhin shkopinj, një kordon policie ndan protestuesit

Kordoni i policisë bllokoi rrugën Njegosheva të Beogradit dhe të gjitha qasjet e mundshme në muralin e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq për të penguar aktivistët, qytetarët, përfaqësuesit e OJQ-ve dhe partive politike opozitare, të cilët erdhën për të mbështetur aktivisten dhe ish-deputeten Aida Çoroviq, e cila gjatë ditës gjuajti me vezë në formë proteste muralin në Beograd.

Siç shkruan gazeta nova.rs, ministri i Brendshëm, Aleksandar Vulin, është paraqitur sonte në rrugën Njegosheva dhe ka lënë një lule para muralit për Ratko Mlladiqin, natyrisht, ndërkohë që u krijua tensioni mes të djathtëve dhe qytetarëve.


Një kordon ndan të djathtët dhe protestuesit në cepin e Prote Matejës dhe Njegoshevës. Mbështetësit e Ratko Mlladiqit përmes kordonit policor kanë hedhur dërrasa dhe vezë ndaj qytetarëve të mbledhur, transmeton Telegrafi.

Të djathtët që i këndonin Ratko Mlladiçit u shfaqën në Vraçar, jo shumë larg një grupi aktivistësh të cilët u ndaluan nga policia dhe të cilët po shkonin drejt muralit të Mlladiqit. Ky është një grup i vogël djathtistësh, kryesisht djem më të rinj.

Siç ishte paralajmëruar, në Njegoshevë u shfaqën edhe përkrahësit e Ratko Mlladiqit, të cilët u përpoqën të çajnë kordonin dhe të arrijnë te qytetarët e mbledhur rreth aktivistëve të ndaluar më parë.

Kordoni i policisë bllokoi të gjitha afrimet në mural, sepse supozohej se pritej një kundër tubim – domethënë ardhja e mbështetësve të kriminelit të luftës të dënuar Ratko Mlladiç.

Policia nuk i lejon as qytetarët që jetojnë në ndërtesat përreth të arrijnë në shtëpitë e tyre nëse nuk kanë dëshmi se jetojnë në atë adresë.

Kujtojmë se demonstruesit u mblodhën në sheshin “Nikolla Pashiq” në orën 19:00, më pas nga sheshi bënë një shëtitje të qetë deri në rrugën “Njegosheva”, ku ndodhet murali i Mlladiqit dhe ku sot u ndalua aktivistja, Aida.

Aktivistja serbe që gjuajti me vezë muralin e Mlladiqit: Më kanë tërhequr zvarrë dhe goditur
Lexo po ashtu Aktivistja serbe që gjuajti me vezë muralin e Mlladiqit: Më kanë tërhequr zvarrë dhe goditur

Aktivistët lëviznin pa bllokuar qarkullimin, në trotuar. Mirëpo, në rrugën Njegosheva, pranë muralit, një kordon policie i ka pritur dhe i ka penguar të vazhdojnë ecjen.

Në mesin e protestuesve janë anesteziologu Dr. Rade Panic, deputetja e Kuvendit të Serbisë së Lirë Milica Kralj, Dobrica Veselinoviq nga “Le të mos Mbytet Beogradi” dhe presidenti i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Pavle Grboviq dhe disa personalitete të tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Kalo në kategori