LAJMI I FUNDIT:

Një veturë e parkuar prej 47 vitesh në të njëjtin vend bëhet atraksion turistik dhe pikë referimi në Itali

Një veturë e parkuar prej 47 vitesh në të njëjtin vend bëhet atraksion turistik dhe pikë referimi në Itali

Një veturë që ka qenë e parkuar në të njëjtin vend në një rrugë për 47 vjet është bërë një atraksion turistik dhe pikë referimi lokale në Itali.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në vitin 1974, Angelo Fregolent, tani 94 vjeç, parkoi makinën e tij pranë stendës së gazetave që drejtonte me gruan e tij në qytetin Conegliano, dhe nuk u kthye më.

Fregolent la veturën e tij Lancia Fulvia gri të vitit 1962 në rrugë kur çifti doli në pension.


Makina kompakte me katër dyer që atëherë është bërë një atraksion për turistët dhe banorët e qytetit që vijnë për të bërë selfie me të për të postuar në rrjetet sociale.

Automjeti madje ka fituar një “pikë referimi” në Google Maps.

Dhe muajin e kaluar, Piero Garbellotto, i cili kandidoi për kryebashkiak të Conegliano, vizitoi Lancia Fulvia për të bërë një selfie me të.

Por pas gati pesë dekadash, zyrtarët e qytetit vendosën të lëvizin automjetin nga aty sepse po bllokonte qarkullimin e trafikut dhe këmbësorëve, tha Il Gazzettino.

Më 20 tetor, makina u dërgua në panairin Auto e Moto d’Epoca në Padova për një periudhë të shkurtër kohe për t’u ekspozuar së bashku me makina të tjera klasike. /Telegrafi/