LAJMI I FUNDIT:

Dodik nuk tërhiqet nga qëndrimet edhe pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan

Dodik nuk tërhiqet nga qëndrimet edhe pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan

Pas një takimi me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar, anëtari i Presidencës Serbe, Milorad Dodik tha të hënën se lufta nuk ishte një opsion për zgjidhjen e ndonjë çështjeje në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se të gjitha proceset duhet të jenë politike.

“As unë dhe askush nga Republika Srpska nuk bëri thirrje për luftë si opsion dhe në këtë aspekt ne absolutisht pajtohemi që paqja dhe stabiliteti duhet të ruhen”, citohet të ketë thënë Dodik, përcjell Telegrafi.

Sidoqoftë, ai ka theksuar se “RS do të vazhdojë të kujdeset për veten, sepse kjo është mënyra e vetme për të ruajtur Bosnjën dhe Herzegovinën kushtetuese”.


Në këtë drejtim, ai ka thënë se Republika Srpska nuk do të heqë dorë nga synimet e saj për kthimin e kompetencave në disa fusha,… dhe në gjashtë muajt e ardhshëm qeveria do të përgatisë legjislacionin e ri.

Ndërsa duke folur për Marrëveshjen e Dejtonit, ai nënvizoi se në parim nuk ka probleme me Escobarin për këtë çështje.

Ndryshe, zyrtari i lartë amerikan gjatë ditës ka takuar edhe dy anëtarët tjerë të Presidencës trepalëshe të Bosnjës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Azia
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Trump premton eksplorimin e Marsit ndërsa rikthehet me tubim në vendin ku i shpëtoi atentatit

Trump premton eksplorimin e Marsit ndërsa rikthehet me tubim në vendin ku i shpëtoi atentatit

Amerika
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Kalo në kategori