LAJMI I FUNDIT:

Steven Gerrard afër rikthimit në Ligën Premier

Steven Gerrard afër rikthimit në Ligën Premier

Steven Gerrard mund të rikthehet në Ligën Premier më herët se që është menduar.

Legjenda e Liverpoolit është aktualisht trajner i Rangers, por që mund të largohet nga aty në ditët e ardhshme.


Sipas asaj që raporton MailSport, Aston Villa ka filluar bisedimet me Gerrardin për të marrë drejtimin e skuadrës.

Pak ditë më parë, Villa e shkarkoi Dean Smithin dhe tani po kërkon një trajner të ri.

Por, Aston Villa në listë ka edhe emra si Ralph Hasenhuttl, Thomas Frank, Kasper Hjulmand, Lucien Favre dhe Paulo Fonseca.

Mirëpo, Gerrard kryeson listën e klubit dhe duan të marrin një përgjigje të shpejt nga ai. /Telegrafi/