LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa merr gjithë vëmendjen në koncertin e Adele, të mbushur me yje të muzikës dhe filmit

Dua Lipa merr gjithë vëmendjen në koncertin e Adele, të mbushur me yje të muzikës dhe filmit

Dua Lipa, Kate Garraway dhe Alesha Dixon ishin pjesë e audiencës të mbushur me yje në koncertin e parë të Adelës në katër vjet në Londër të shtunën mbrëma. 

Prezantuesja Kate, 54 vjeçe, dukej elegante dhe një jakë të zezë me pantallona të gjera të zi, teksa pozonte në tapetin e kuq, ndërsa këngëtarja Dua mahniti me një fustan rozë, të punuar nga stilistja Blumarine.


Dua mbante në dorë një çantë po ashtu ngjyrë rozë të kombinuar edhe me sandale me rripa.

Foto: Rex

Pas përfundimit të koncertit, krijuesja e hitit “New Rules” u pa duke u larguar nga eventi, shkruan DailyMail.

Rikthimi i shumëpritur i Adelës në skenë po regjistrohet si pjesë e një shfaqje speciale të ITV, të titulluar “An Audience With Adele”, e cila do të transmetohet të dielën më 21 nëntor.

Foto: Rex

Adele, e cila kohët e fundit ka lansuar muzikë të re për herë të parë pas gjashtë vitesh, do të performojë këngën e re “Easy On Me” në koncert, së bashku me këngë të reja nga albumi i saj i ardhshëm, “30” – në koncertin e saj të parë në Mbretërinë e Bashkuar pas katër vitesh.

Miqtë e famshëm të Adelës thuhet se u trajtuan në një bar falas në këtë ngjarje.

Foto: Rex

Më herët të shtunën,  fansat e Adele u mblodhën jashtë Palladiumit të Londrës të shtunën për të parë një paraqitje të shkurtër të këngëtares përpara shfaqjes së saj të shumëpritur të rikthimit në kryeqytet.

Foto: Rex

Por, turma mbetën të zhgënjyer kur nuk arritën të shihnin krijuesin e hitit “Easy On Me”, 33 vjeçare, përpara shfaqjes së saj në teatrin historik, pasi ajo shkoi në ambientet e shfaqjes nga një hyrje anësore.

Një grumbull njerëzish bllokuan rrugën Argyll, ku do të zhvillohet koncerti dhe qëndruan jashtë dyqaneve duke pritur me durim.

Foto: GC Images

Adele nuk ka qenë në Britani të Madhe për disa kohë për shkak të punës së saj në albumin e ri në Los Angeles, por është rikthyer për shfaqjen speciale që do të transmetohet në fund të këtij muaji.

Koncerti i cili do të transmetohet më 21 nëntor dhe do të përfshijë gjithashtu performanca të shumë prej hiteve të saj klasike para një audiencë të ftuar posaçërisht të miqve, familjes dhe fansave, sipas The Sun.

Foto: Rex

Adele performoi për herë të fundit në Angli më 29 qershor 2017, në stadiumin Wembley, si finale e turneut të saj botëror.

Albumi “30” është publikimi i parë i Adele që nga albumi i vitit 2015, “25”. /Telegrafi/

Foto: Rex

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjola bërtet e frikësuar, çfarë hyri brenda në shtëpinë e BBVA-s?

Erjola bërtet e frikësuar, çfarë hyri brenda në shtëpinë e BBVA-s?

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana Osmani me një dedikim tejet prekës për Eduardin

Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana Osmani me një dedikim tejet prekës për Eduardin

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Kalo në kategori