LAJMI I FUNDIT:

Mungon prapë ilaçi për të sëmurët me kancer, një dozë kushton rreth 1 mijë 500 euro

Mungon prapë ilaçi për të sëmurët me kancer, një dozë kushton rreth 1 mijë 500 euro
Foto: Arkiv

Ilaçi ‘‘Hericeptin’’, i cili përdoret për trajtimin e kancerit të gjirit, mungon prapë në Barnatoren Qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, konfirmon se mungon ky ilaç teksa thotë se do të vijë të martën.

Kurtishi ka shtuar se ky nuk është ilaçi i vetëm që mungon.


‘‘Po mungojnë plotë, plotë mungojnë’’, ka thënë ai.

“Hericeptina” apo siç njihet ndryshe me emrin Trastuzumab, është një ilaç për kancer që përdoret në fazat e hershme edhe më të vona të kancerit të gjirit. Po ashtu përdoret edhe për trajtimin e kancerit të stomakut dhe kushton rreth 1 mijë e 500 euro.

Më herët ishte raportuar në gusht të këtij viti se ky ilaç mungonte prej tre javësh, kurse më furnizimin e këtij ilaçi, drejtori i Onkologjisë kishte thënë se furnizimi i tij është i mjaftueshëm deri në tre mujorin e parë të vitit 2022.

Kurtishi ka thënë se ai furnizim ka qenë vetëm për atë periudhe pasi kanë pasur mungesë të buxhetit.

Për mungesën e ilaçit ‘‘Herceptinë’’, dhe mungesave të terapive tjera ka treguar për ‘‘Betimi për Drejtësi’’, edhe A.H i cili po e trajton nënën e tij me kancer të gjirit në Kliniken e Onkologjisë.

Në anën tjetër, kryetari i Shoqatës së Pacientëve në Kosovë, Besim Kodra në një interviste për ‘‘Betimi për Drejtësi’’, kishte thënë se pacientët që blejnë vetë barëra të Listës esenciale duhet ta padisin shtetin dhe të kërkojnë kompensim.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori