LAJMI I FUNDIT:

Flaka Loxha, medaliste e bronztë e Evropës për U-23

Flaka Loxha, medaliste e bronztë e Evropës për U-23

Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të U-23 të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja jonë në luftën për të bronztën mundi Hasret Bozkurt të Turqisë, kategoria -57 kg.


Loxha shënoi tri fitore dhe një humbje.

Sot garuan edhe Erza Muminoviq e Laura Fazliu, të cilat u ndalën në luftën e parë.

“Urime Flakës dhe komunitetit të xhudos, medalja e radhës në nivel evropian”, ka shkruar faqja e KOK në ‘facebook’.