LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet zyrtari i Komunës së Lipjanit, dyshohet për keqpërdorimin e pozitës zyrtare

Arrestohet zyrtari i Komunës së Lipjanit, dyshohet për keqpërdorimin e pozitës zyrtare

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar të Komunës së Lipjanit, i dyshuar për veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, zyrtarë policorë nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë, pasi kanë siguruar informata nën dyshimin e kryerjes së veprimtarisë penale nga një i dyshuar, sot më 05.11.2021, të njëjtin e kanë shoqëruar për intervistim.


“I dyshuari: B.L., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar), zyrtar i gjendjes civile Lipjan, dyshohet që duke e keqpërdor detyrën e tij zyrtare ka regjistruar katër shtetas të Republikës së Shqipërisë në ‘Librin Amëz të të Lindurve’ dhe lëshuar certifikatë lindje, duke ua vjedhur identitetin katër shtetasve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më këto veprime B. L., dyshohet se ka kryer veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’.

Në konsultim dhe koordinim me prokurorin kujdestar nga Prokuroria Themelore – Prishtinë, i dyshuari është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit, me vendim mbi ndalim nga prokurori është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori