30 punonjës të Ujësjellësit të Vlorës janë shkarkuar nga puna gjatë kësaj jave për keqmenaxhim, menjëherë pas kritikave të forta që kryeministrit Edi Rama bëri për këtë qytet gjatë takimit me kryebashkiakët.
Këto vendime janë marrë nga drejtuesja e re e institucionit, Elona Hodaj, e cila duket se ka nisur një riorganizim të punonjësve në pikat përkatëse në këtë qytet.
Gjithashtu duket se këto nuk do të jenë të vetmet ndryshime. Priten ende lëvizje të punonjësve të cilët punojnë në pozicione të ndryshme pa kualifikimin përkatës.
Pas incidentit të rëndë të ndodhur në Krujë, ku u helmuan mbi 500 qytetarë nga uji, Rama zhvilloi të premten e kaluar një takim me kryebashkiakët për të diskutuar rreth analizës së performancës së sektorit ujësjellës-kanalizimeve.
Kryeministri tha në fjalën e tij se kampione për shpërdorimin e fondeve dhe keqmenaxhim është bashkia e Vlorës, që ka regjistruar 78.9% humbje në këtë sektor, shifra më e madhe në radhët e bashkive të tjera.
Rama tha se numri i punonjësve në institucionin e ujësjellësit është sa një armatë e ndonjë shteti 10 herë më të madh se Shqipëria, ndërkohë që shton se ka punonjës që nuk kanë lidhje me profilin e madje marrin rrogën e tyre pa qenë prezentë në vend!
Kryeministri paralajmëroi se qeveria do të veprojë nga këto abuzime të kryera, duke thënë se qeveria nuk do të jetë vetëm në pozitën e financuesit për këto shërbime por do të përfshihet në aktivitetin e tyre.
“Kam listën këtu dhe nuk po hy ti marr me radhë, po marr kampionin, bashkinë e Vlorës 78.9 për qind humbje. Ca domethënë kjo? D.m.th një kompani e falimentuar si një piramidë që vazhdon merr para nga shteti dhe si një lapidar abuzimi me faktin që uji është jetik dhe nuk mund të trajtohet si çdo mall tjetër kur vjen puna te domosdoshmëria.
Si mund të vazhdoj kështu kjo histori? Si mund të jenë në punë këta drejtor ujësjellësish, si mundet që numri i të punësuarve është sa një armatë e ndonjë shteti që është 10 herë më i madh se Shqipëria? Fjalët janë thënë, është koha për të vepruar dhe natyrisht siç folëm për mbetjet, edhe në këtë drejtim qeveria nuk do rri në pozitën e financuesit të këtyre shërbimeve por do përfshihet aktivisht në këto shërbime.
Nuk do lejojmë më që paratë e popullit të abuzohen në këtë farë feje nga keqqeverisja ekstreme dhe shpërdorimit të të ardhurave. E para duke paguar si punonjës njerëz që s’kanë lidhje fare me profilin, madje edhe njerëz që nuk janë fare në Shqipëri dhe rezultojnë në librat e pagave të ndërmarrjeve. Duke pasur këtë lloj formacioni, shtresa e burimeve njerëzore kjo përkthehet në mos prerje të shërbimit për debitor dhe në rezultate të paimagjinueshme arkëtimi. Siç është bashkia Kavajë 31 % arkëtim, ndërkohë që ka edhe këtu diferenca”, ishte shprehur Rama gjatë takimit me kryebashkiakët. /Tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj