LAJMI I FUNDIT:

Pesëshja dhe lojtari më i mirë i javës në Superligë

Pesëshja dhe lojtari më i mirë i javës në Superligë

Xhiroja e nëntë në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll ka dhuruar ndeshje interesante.

MVP i xhiros së nëntë është zgjedhur Taurus Cockfield Jr i Trepçës, i cili kundër Prizrenit 16, realizoi 20 pikë, derisa kishte edhe katër kërcime, nëntë asistime, dy topa të vjedhur dhe një bllokadë. Organizatori ishte ndër më meritorët për fitoren e mitrovicasve.

Edhe qendra e mitrovicasve, Andrew Gordon zhvilloi një lojë të mirë me 14 pikë, tetë kërcime, një asistime, dy topa të vjedhur dhe gjashtë bllokada.


Golden Eagle Ylli shënoi fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit, ndërsa qendra e Kosovës, Gëzim Morina zhvilloi një lojë shumë të mirë, me 22 pikë, tre kërcime, dy asistime, dy topa të vjedhur dhe një bllokadë.

Sigal Prishtina fitoi derbin ndaj rivalëve të vjetër, Pejës në udhëtim, ndërsa organizatori i prishtinasve, Wendell Mitchell ishte ndër basketbollistët më të dalluar në parket me 24 pikë, tri asistime, një top të vjedhur dhe një bllokadë.

Rahoveci mundi Dritën, për herë të dytë në këtë edicion, ndërsa basketbollisti më i mirë në parket ishte Altin Morina i Vreshtarëve me 31 pikë, shtatë kërcime, tetë asistime dhe tre topa të vjedhur.

Top 5 i xhiros së nëntë: Taurus Cockfield dhe Andrew Gordon të Trepçës, Gëzim Morina i Golden Eagle Yllit, Wendell Mitchell i Sigal Prishtinës dhe Altin Morina i Rahovecit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Plotësisht e pakuptueshme”, drejtori i Bayernit kritikon Topin e Artë pasi mungon ylli gjerman

“Plotësisht e pakuptueshme”, drejtori i Bayernit kritikon Topin e Artë pasi mungon ylli gjerman

Ndërkombëtare

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga
Pedri zbulon emrin e superyllit të Man Cityt që ëndërron ta ketë bashkëlojtar te Barcelona

Pedri zbulon emrin e superyllit të Man Cityt që ëndërron ta ketë bashkëlojtar te Barcelona

La Liga
Cannavaro tregon yllin e vetëm të Serie A që mund të luajë për Real Madridin ose Man Cityn

Cannavaro tregon yllin e vetëm të Serie A që mund të luajë për Real Madridin ose Man Cityn

Serie A
“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori