Nismës për ta përmbyllur procesin e fiskalizimit i është bashkuar edhe Petrit Kllokoqi, nga Shoqata e Gastronomëve.
Në një postim të bërë në Facebook, Kllokoqi u bënë thirrje të gjitha bizneseve që merren me gastronomi që t’i blejnë Arkat Fiskale prej 9.99 euro, meqë ky është çmimi më i lirë për të punuar në formalitet.
Petrit Kllokoqi, me këtë veprim po ndjek hapat e aktorit Vedat Bajrami dhe emrave të tjerë, të cilët vullnetarisht kanë marrë nismën që të kontribuojnë në ekonominë e vendit, duke u fiskalizuar. Aktori i njohur Bajrami, pro bono u bë pjesë e kampanjës për kompaninë Enternet, e cila në tregun e Kosovës, po ofron Arka Fiskale me 9.99 euro në muaj, duke përfshirë 4 vjet kontroll teknike dhe abonim dhe 1 vit garancion.
Në postimin e tij, Kllokoqi ka përmendur vështirësitë e krijuara me situatën pandemike.
Nisur nga kjo, për kreun e Gastronomëve, kjo shoqatë duhet të mobiliziohet që t’i krijojë vetës kushte më të mira të punës dhe mundësi më shumë për të bërë biznes, e kjo duhet të nis me fiskalizim të të gjitha bizneseve që merren me këtë fushë, duke e cilësuar si sektorin e dytë (jo zyrtarisht) të punësimit në vend.
“Nëse pak jeni matematicient, ne po blejmë me 18% e po shesim me 8% është turp të mos kalojmë 100% në formalitet. Nuk duhet ta bëni vetëm për shtetin, duhet ta bëjmë për vetën tonë, për të ardhmen tonë! Duke u formalizuar ne, ndryshe na shikon shteti dhe gjithë populli, kur jemi ndër taksapaguesit më të mëdhenj, nuk është më si dikur kur na bëhej padrejtësi me arkat fiskale, tani mund t’i blini ato 9.90 Euro me ofertë mujore”, ka thënë Petrit Kllokoqi, duke u bërë thirrje të gjithëve që të pajisen me arkë fiskale, pasi sipas tij, duke kaluar në formalitet mund të marrin kredi të mëdha që t’i realizojnë ëndrrat e tyre për zhvillim.
Po ashtu thuhet se ky sektor pas fiskalizimit ulë një kosto të panevojshme, e cila askund në botë nuk ekziston (bllogerin ose kontrolluesin) sepse kur paraqesin 100%, s’ka si të zhduket stoku jonë dhe kësisoj rritet transparenca.
“Më lehtë merrini viza, e më lehtë paguani me kartela kudo në botë. Duke paguar 5% taksën e punëtorit ne, e 5% ai te veten ne iu krijojmë punëtorëve tanë një të ardhme më të mirë, pension e gjithçka tjetër”, ka thënë Kllokoqi, duke bërë thirrje që të gjithë së bashku të ndihmojmë njëri-tjetrin të ndihmojmë Kosovën e të ndihmojmë edhe veten.
Madje për ta dëshmuar vendosmërinë e tij në këtë proces, Kllokoqi ka thënë se në restorantin e tij, të gjithë ata që nuk marrin kupon fikal, kanë të drejtë të mos paguajnë.
“Bashkë i’a dalim”, përfundon thirrja e kreut të gastronomeve, Petrit Kllokoqi që të pajisen me Arkë Fiskale, tani që çmimi i saj është për vetëm 9.99 euro në muaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inter City – Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Në muajin prill do të mbahet ngjarja më madhe e bizneseve në Sofje për të ridefinuar tregtinë E-commerce
SAMSUNG GALAXY S25: Shpejtësi, fuqi dhe saktësi – E disponueshme në Gjirafa50!
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama