LAJMI I FUNDIT:

Azem Sadiku i bashkohet Aleancës për Shqiptarët

Azem Sadiku i bashkohet Aleancës për Shqiptarët

Kryetari i sapo zgjedhur i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku gjatë ditë së sotme i është bashkuar Aleancës për Shqiptarët.

“Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku, tanimë pjesë e familjes së madhe të Aleancës për Shqiptarët. Bashkë me të u bashkuan edhe strukturat lokale të cilët nuk pranuan pazare me pushtetin aktual. E drejta dhe e pastërta triumfoi”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Gjatë ditëve të kaluara u përmend emri i kryetarit të Studeniçanit i cili garoi me partinë PDSH në zgjedhjet lokale për kalim të mundshëm në ASH, ndërsa edhe kryetari i ASH-së, Ziadin Sela edhe sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari u deklaruan se kjo çështje i përket Sadikut por se ai është i mirëpritur në partinë e tyre.


Ndryshe, Azem Sadiku në PDSH ishte nënkryetar i partisë, ndërsa më herët ka qenë edhe sekretar i Përgjithshëm i po të njëjtës parti.

Në zgjedhjet e fundit lokale, Azem Sadiku në rreth të parë për kryetar fitoi 3.146 vota ose 41.49% të votave, ndërsa në rrethin e dytë fitoi 4.119 vota ose 49.73%./Telegrafi/