LAJMI I FUNDIT:

Eddie Howe, trajner i ri i Newcastle United?

Eddie Howe, trajner i ri i Newcastle United?

Eddie Howe thuhet se do të jetë trajneri i ri i klubit anglez, Newcastle United, pasi marrëveshja mes palëve tashmë është arritur.

Newcastle tani drejtohet nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite dhe klubi anglez ka tashmë para për të shpenzuar.


Megjithatë, lëvizja e tyre e parë ishte largimi i trajnerit Steve Bruce dhe fillimi i kërkimit të një trajneri të ri.

Emra si Paulo Fonseca dhe Unai Emery ishin më të përfolurit për ta marr drejtimin e ekipit, por me asnjërin nuk u arrit marrëveshja.

Tani i kanë miliardat, por Newcastle United nuk po arrin të angazhojë trajnerë të profilit të lartë
Lexo po ashtu Tani i kanë miliardat, por Newcastle United nuk po arrin të angazhojë trajnerë të profilit të lartë

Pas dështimit me këta dy trajner, Newcastle thuhet se e ka gjetur trajnerin e ri dhe ai është anglezi 43-vjeçar Eddie Howe.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja mes klubit dhe Howe u përfundua me sukses pas dështimit të bisedimeve me Fonsecan dhe Emery.

Marrëveshja është rënë dakord deri në vitin 2024 dhe tashmë po kompletohen të gjitha detajet për ta finalizuar dhe konfirmuar Howe si trajner të ri.

43-vjeçari anglez ka drejtuar me sukses klube si Bournemouth dhe Burnley në të kaluarën, teksa momentalisht është trajner i lirë.

Për stolin e ‘Laraskave’ u përfolën edhe Antonio Conte, i cili mori drejtimin e Tottenhamit dhe Erik ten Hag që po drejton me sukses Ajaxin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori