LAJMI I FUNDIT:

Në ditëlindjen e tij të 33-të, trajneri i ‘crossfit’-it Egzon Shkololli ka një thirrje të veçantë për ata që e ndjekin

Në ditëlindjen e tij të 33-të, trajneri i ‘crossfit’-it Egzon Shkololli ka një thirrje të veçantë për ata që e ndjekin

Trajneri i disiplinës ‘crossfit’, Egzon Shkololli, është i pari që solli praktikimin e kësaj disipline në Kosovë.

Ai shpesh i motivon ndjekësit e tij në rrjetet sociale, përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.

Shkololli së fundmi ka publikuar një fotografi nga palestra, ku shihet teksa ngrit pesha nën përqafimin e nënës së tij.


Në mbishkrimin e fotografisë, Egzoni iu bën thirrje ndjekësve që të mos e kursejnë dashurinë ndaj prindërve, pasi ata janë shtylla kryesore e rritjes, zhvillimit dhe ecjes përpara.

Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

Një mesazh nga unë!
Rri i përulur, dhe duhet të punosh më shumë se secili .
Nëse ju dëshironi sukses , karrerë në punën tuaj ,
Atëhere ju duhet ti respektoni prindërit , dhe mos te hidhëroni ata
Unë asnjëhere nuk bëra asgjë pa dijeninë dhe pa pelqimin e nënës time !!
Mos harroni vetëm ajo ju thotë të vërtetën vetëm ajo ju don më shumë se vetën !
Unë sot festoj ditelindjen e 33 dhe të gjitha sukseset e mija shkojnë për nënën time .
The Monster”, ka shkruar Shkololli. /Telegrafi/