Në Netflix arrijnë videolojërat – të parët i gëzohen përdoruesit e Android
Netflix ka prezantuar lojërat e para për telefonat e mençur që në start do të jenë të qasshme për përdoruesit Android nga e tërë bota, thuhet në kumtesën e kësaj kompanie.
Këtë javë, përdoruesit e Netflix Android do të kenë qasje në përditësimet e reja që përfshijnë edhe lojëra, transmeton Telegrafi.
Për fillim do të mund të luajnë në pesë lojëra: Stranger Things: 1984, Stranger Things 3: The Game, Card Blast, Teeter Up dhe Shooting Hoops.
“Edhe pse është fillimi i rrugëtimit të gjatë, jemi të lumtur që mund të ofrojmë përvojën e lojërave që dallojnë nga ato që aktualisht janë të qasshme”, thuhet ndër tjera në kumtesë.
Lojërat e para kanë një grafikë relativisht të thjeshtë dhe me lehtësi mund të luhen, por nga Netflix kanë theksuar se me kalimin e kohës planifikojnë të dizajnojnë lojëra për të gjitha shtresat.
Aktualisht vetëm përdoruesit e Android mund t’i shfrytëzojnë këto risi nga Netflix, pasi që për iOS duhet të presin akoma. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Apple raporton për rënien më të madhe të shitjeve të iPhone që nga muajt e parë të pandemisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe