Vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Beograd ku po merr pjesë në kuadër të iniciativës “Open Balkan” është parë me sy kritik edhe nga qytetarët të cilët i ka intervistuar Telegrafi.
Iniciativa në të cilën po marrin pjesë Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut por pa Kosovën, Malin e Zi e Bosnje Hercegovinën nuk po përkrahet nga qytetarët e Kosovës, madje disa prej tyre e quajnë edhe si dorë e zgjatur e Rusisë dhe e Serbisë në Ballkan.
“Open Balkan është dorë e zgjatur e Rusisë dhe Serbisë për shkatërrimin e Evropës, neve si Kosovë nuk na konvenon. E Serbia po mundohet të na fus neve në ‘Open Balkan’ e vetë hala nuk na ka njohur si shtet. Me një fjalë ky projekt neve nuk na duhet dhe është drejtpërdrejtë projekt pro rus dhe pro serb”, thotë Hajdar Pasha.
Kurse disa të tjerë thonë që shumë më mirë do të ishte që ky projekt të ishte projektuar si ‘Open Evropë’ dhe jo të lokalizohet kështu, sepse ky lokalizim nuk i konvenon Kosovës.
“’Open Balkan’ shkon në interes të individëve të caktuar, unë do të doja më shumë të ishte ‘Open Evropë’, se ‘Open Ballkan’ është e lokalizuar dhe nuk kam mendim pozitiv për të sepse nuk e di çfarë do të përfitojmë ne si Kosovë”, shprehet Navruz Berisha.
Kurse Isuf Grajçevci mendon kjo iniciativë do t’i hapë rrugë vetëm Serbisë dhe ne si Kosovë do të dalim humbës nëse e mbështesim atë.
“Ne nuk na konvenon si Kosovë sepse ne nuk i kemi të rregulluara punët me Serbinë dhe Edi Rama ka bërë një gabim duke hyrë në këtë lojë sepse nëse ne nuk i rregullojmë punët me Serbinë dhe nuk na njeh Serbia, ne nuk kemi si me marr pjesë në ‘Open Balkan’, dhe nëse hyjmë në këtë lojë ne do të dalim humbës. Kjo i hap rrugë vetëm Serbisë”, thotë Isuf Grajçevci.
E sipas Izet Zhujës, ky projekt mund të jetë i mirë më vonë për Kosovën por jo në këtë pozitë në të cilën ndodhet tani.
“Kjo nuk është e qëlluar dhe nuk vlen për neve, duhet të kalojë kohë për tu zbatuar kjo tek ne. Momentalisht i sjell dëm sepse mund të jetë një lloj bashkëpunimi ndër shtetëror, mirëpo derisa të zgjidhet çështja e Ballkanit, e sidomos e Kosovës nuk na hynë asgjë në punë neve”, thotë Zhuja./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova