LAJMI I FUNDIT:

BE-ja dhe SHBA-ja pajtohen mbi taksën doganore për çelikun dhe aluminin

BE-ja dhe SHBA-ja pajtohen mbi taksën doganore për çelikun dhe aluminin

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën të pajtohen lidhur me mosmarrëveshjen e taksës doganore për çelikun dhe aluminin e cila vazhdonte që nga viti 2018.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombovskis ka thënë se “me SHBA-në jemi pajtuar për të ndaluar mosmarrëveshjen tregtare në çështjen e çelikut dhe aluminit”.

Ai tha se BE-ja dhe SHBA-ja do të fillojnë një bashkëpunim për një rregull botëror lidhur me çelikun dhe aluminin dhe se detajet e marrëveshjes në fjalë do të njoftohen në programin e G20 nga presidenti amerikan Joe Biden dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.


SHBA-ja në vendimin e saj për të zbatuar taksa doganore shtesë për çelikun dhe aluminin e importuar të cilin e filloi në vitin 2018 me arsyen e “sigurisë kombëtare”, përfshiu edhe vendet e BE-së.

Pavarësisht bisedimeve intensive, pala e BE-së nuk mundi të bindë SHBA-në që të hiqte dorë nga vendimi për të zbatuar taksën doganore përkatësisht 25 për qind dhe 10 për qind për çelikun dhe aluminin.

BE-ja mori masa balancuese si kundërpërgjigje tregtare ndaj SHBA-së dhe vendosi në zbatim taksimin me 25 për qind për qindra produkte të ndryshme të importuara nga ky vend për misrin, barbunjën, orizin, drithërat, gjalpin e kikirikut, boronicën, lëngun e portokallit, uiskin, puron, cigaret, duhanin, buzëkuqin, xhinset, çarçafët, këpucët, lavamane, shkallë, ventilatorë, motoçikletë, jahte, vaka, tuba dhe çelikun.

Pala e BE-së në muajin qershor planifikonte ta rriste në 50 për qind taksën doganore për disa produkte amerikane, por si rezultat i bisedimeve ky plan u pezullua.

Në kuadër të marrëveshjes së fundit parashikohet që BE-ja një pjesë të produkteve të çelikut dhe aluminit në fjalë t’i eksportojë në SHBA pa zbatimin e taksës doganore.

Përkundër kësaj pritet që pala e BE-së të ulë taksat doganore shtesë që zbaton ndaj shumë produkteve amerikane.

Gjithashtu planifikohet që palët lidhur me çështjet të heqin dorë në mënyrë reciproke edhe nga paditë e tyre në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa

DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Kalo në kategori