Disfata e Zoran Zaev në zgjedhjet lokale mund të konsiderohet edhe si disfatë e BE-së dhe politikës së saj për zgjerim drejt Ballkanit Perëndimor, e kjo është një ogur i keq për reformat që i janë të domosdoshme Maqedonisë së Veriut, i përmbledh Dojçe Vele vlerësimet e shtypit në Gjermani dhe Zvicër.
“Në maj të vitit 2017, Zoran Zaev u bë kryeministër i Maqedonisë. Në tetor të vitit 2021, ai paralajmëroi dorëheqjen e tij. Maqedonia e Veriut – anëtare e NATO-s që nga marsi i vitit 2020, në masë të madhe i ishte lënë vetvetes në politikën e sigurisë. Kështu do të mund të përshkruheshin katër vjet e gjysmë në atë vend ballkanik, si dhe trashëgimia e Zaevit. Por, këtu mungon një aspekt i rëndësishëm: në mandatin e Zaevit ka ndikuar jo vetëm ajo në çka ka pasur sukses, por para së gjithash ajo që i është mohuar”, shkruan “Frankfurter algemeine zeitung”.
Sipas gazetës gjermane, është e vërtetë se Zaev arriti të riemërtojë Maqedoninë në Maqedoni të Veriut dhe në këtë mënyrë të bindë Greqinë të mos bllokojë anëtarësimin e vendit në NATO, gjë që në planin vendor ishte një manovër e guximshme, thuajse e guximshme.
“Guximi, megjithatë, nuk shpërblehet, ose në rastin më të mirë iu dha një çmim ngushëllues – anëtarësimi në NATO. Por, Zaevi nuk e arriti qëllimin e tij themelor politik – fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Ai nuk është fajtor. Përkundrazi”, vlerëson gazeta.
Rasti i Zaevit, shton “Frankfurter algemajne cajtung”, mund të jetë shembull në rajon dhe ka mundësi që kryeministri në largim i Maqedonisë së Veriut një kohë të gjatë të jetë kryeministri i fundit në rajon që ka qenë i gatshëm të merrte përsipër rrezik të madh politik për shkak të të ashtuquajturave perspektiva evropiane të vendit të tij.
“Prandaj, disfata e Zaevit mund të shihet si disfatë e BE-së dhe politikës së saj të zgjerimit në Ballkan, konstaton autori i tekstit Majkëll Martens.
Ngjarjet në Shkup i sheh në mënyrë të ngjashme edhe gazeta zvicerane “Noje Cirher Zeitung”.
“Zhdukja e perspektivës evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor ka shumë viktima. E fundit është kryeministri i Maqedonisë së Veriut në dorëheqje. Pas disfatës së partisë së tij socialdemokrate në zgjedhjet lokale, Zoran Zaev u shfaq dhe dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë. Si rezultat, ky vend i vogël në Evropën Juglindore po rrëshqet drejt krizës qeveritare, rezultati i së cilës është vështirë të parashikohet”, vlerëson gazeta zvicerane.
Zaevi tha se partia e tij do t’i propozojë kandidat të ri për këtë post kreut të shtetit Stevo Pendarovski, megjithatë, bën të ditur gazeta, është e pasigurt nëse ai do të gëzojë mbështetjen në Parlament.
“Koalicioni i socialdemokratëve dhe dy partive të pakicës shqiptare ka vetëm një shumicë të vogël. Rezultatet e dobëta të zgjedhjeve lokale mund të çojnë në shkarkimin e disa deputetëve. Kryetari i partisë opozitare nacionaliste OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja të dielën mbrëma”, shkruan “Noje Cirher cajtung”.
E përditshmja zvicerane thotë se në Maqedoninë e Veriut sundon “një gjendje e frustrimit të madh për shkak të pengesave gjithnjë të pranishme në integrimin evropian – që fsheh refuzimin thelbësor të zgjerimit nga një numër anëtarësh të BE-së”. Kjo pakënaqësi në rritje “gjithnjë e më shumë ishte orientuar kundër Zaevit, madje shumë nga mbështetësit e tij besojnë se ndryshimi i emrit nuk është shpaguar. E opozita nacionaliste edhe ashtu e ka refuzuar gjithmonë marrëveshjen me Greqinë”.
Por, siç shkruan gazeta zvicerane, “Zaevi nuk arriti t’i përmbushë pritshmëritë politike në vend, sepse fitorja e tij në zgjedhjet e vitit 2017 nuk u konsiderua vetëm si një thyerje e nacionalizmit të Qeverisë paraprake të Nikolla Gruevskit nga VMRO-DPMNE, por edhe si revoltë kundër korrupsionit të përhapur”.
“Dhe me të vërtetë, Qeveria e Zaevit shumë shpejt filloi reformat e para. Gruevski u dënua dhe arriti t’i shmangej dënimit vetëm me një arratisje spektakolare në Hungari. Në përgjithësi, Maqedonia e Veriut ende shquhet si shembull pozitiv në një rajon gjithnjë e më autokratik. Megjithatë, shumë shpejt u ngritën dyshime nëse qeveria e re mund të zgjidhte vërtet problemet e gjera në raport me sundimit të së drejtës. Madje edhe kryetarja e Prokurorisë Speciale, e mbështetur nga Zaevi, u bë objekt i skandalit korruptiv në vitin 2019”, bën të ditur gazeta.
“Noje Cirher cajtung” shton se vitin e kaluar, Maqedonia e Veriut ra në vendin e 111-të në renditjen e Transparensi Interneshënëll, që është nota më e keqe që ka marrë ndonjëherë vendi në këtë fushë.
“Përveç kësaj, këtu është edhe keqmenaxhimi gjatë pandemisë: vaksinimi filloi vonë meqë vendi, ndryshe nga fqinji i tij më i madh, Serbia, mbështetej tërësisht në BE-në dhe i mori vaksinat me vonesë”, thuhet në gazetën.
Autori i tekstit, Volker Pabst, citon fjalët e analistes Vlora Reçica nga qendra hulumtuese e Institutit për Demokraci në Shkup, e cila thotë se shpresa që ishte e lidhur me zgjedhjen e Zaevit para katër viteve është avulluar. Kjo, thotë ajo, mund të shihet në pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet lokale, që është një shenjë e keqe për reformat që ende nevojiten – pa marrë parasysh se kush do ta sundojë Maqedoninë e Veriut në të ardhmen.
“Tagescajtung”-u i Berlinit në komentimin e ngjarjeve në Maqedoninë e Veriut nga gazetari i tyre Erih Ratfelder, shprehet se është “e ndershme të thuhet se dikush që u përpoq të modernizojë, demokratizojë dhe reformojë vendin e tij dha dorëheqjen të dielën”.
“Socialdemokrati Zoran Zaev është një nga politikanët e paktë ballkanikë që ka orientuar seriozisht vendin e tij në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Por, në këmbim, ai mori shumë pak mbështetje. Zaevi nuk ia doli, popullariteti i tij po binte. Përveç kësaj, paraardhësi i tij Gruevski u përpoq të ndikojë në fushatën e zgjedhjeve lokale, me shuma më të mëdha parash dhe me mbështetje nga Hungaria. Socialdemokratët humbën në zgjedhjet, ndërsa Zaev dha dorëheqje. Por kush e njeh e di që ai do të vazhdojë të luftojë, konstaton gazetari gjerman.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë – zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe
“I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë” – banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Sot mbahen dy protesta për vdekjen e Frosinës, 22 vjeçares e cila u aksidentua në Shkup
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos