LAJMI I FUNDIT:

“Mediet nuk janë armiq”, kampanja e AGK-së dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë

“Mediet nuk janë armiq”, kampanja e AGK-së dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në bashkëpunim me Ambasadën Amerikanë në Prishtinë, të martën, Ditën Ndërkombëtare për Mosndëshkueshmërinë e Krimeve ndaj Gazetarëve, e ka shënuar me lansimin e kampanjës  për t’i dhënë fund mosndëshkueshmërisë së këtyre krimeve.

Siç është bërë e ditur përmes një komunikate nga AGK-ja, qëllimi i kampanjës ishte fuqizimi i zërit të gazetarëve në Kosovë.


Po ashtu, kjo kampanjë ishte edhe thirrje për institucionet e sundimit të ligjit që të ndërmarrin masa për të mbrojtur gazetarët.

“Qëllimi i kësaj kampanje ishte për ta fuqizuar më shumë zërin e gazetarëve kosovarë, njëherësh për t’i bërë thirrje institucioneve të sundimit të ligjit që të ndërmarrin më shumë masa për t’i mbrojtur kolegët tanë gazetarë, si dhe për të hetuar dhunën dhe kërcënimet në drejtim të medieve”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Në anën tjetër, kampanja, fokus të veçantë kishte rrjetet sociale, pasi që në dy vitet e fundit gazetarët janë kërcënuar dhe linçuar nga akterë, e grupe të ndryshme interesi, në po këto rrjete. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë

Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë

Lajme
Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim

Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Krasniqi: Mundësia për shpërndarjen e Kuvendit është shteruar, i habitur që partitë tjera opozitare s'patën gatishmëri

Krasniqi: Mundësia për shpërndarjen e Kuvendit është shteruar, i habitur që partitë tjera opozitare s'patën gatishmëri

Lajme
Policia në kërkim të Besnik Ukajt për tentim vrasjen në Prizren

Policia në kërkim të Besnik Ukajt për tentim vrasjen në Prizren

Kronika e Zezë
Krasniqi për koalicionin e mundshëm me LVV-në: Jam zbavitur me këto interpretime imagjinare

Krasniqi për koalicionin e mundshëm me LVV-në: Jam zbavitur me këto interpretime imagjinare

Lajme
Kalo në kategori