LAJMI I FUNDIT:

Rriten çmimet e ushqimeve në Maqedoninë e Veriut

Rriten çmimet e ushqimeve në Maqedoninë e Veriut
Foto: Ilustrim

Shtrenjtimi i ushqimit e tangon xhepin e gjithkujt, por më së shumti xhepin e kategorive sociale. Për 6,3% është rritur pjesëmarrja e ushqimit dhe pijeve joalkoolike në shportën e përgjithshme të konsumatorëve të amvisërive për dy vjet. Nëse në vitin 2018 pjesëmarrja ka qenë 38,7%, në vitin 2020 është rritur në 45%, sipas të dhënave të Entit për statistikë. A është e nevojshme që të intervenojë shteti dhe në planifikimin e buxhetit të ndajë mjete për subvencionimin e tyre përveç ndihmës sociale.

“Siç përmenda në pjesën e mbrojtjes sociale, politikat që u prezantuan nga ministria dhe që janë thënë në opinion janë inkorporuar në buxhet. Atë që përmenda gjatë fjalimit tim përfshin të ardhura të garantuara sociale dhe të gjithë reformat që u paralajmëruan që u sollën në periudhën e fundit, ata mjete janë në paraparë që suaza të buxhetit, ndërsa në mënyrë më të detajuar për politikat do t’ju informojnë nga ministritë resorë”, tha ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Para pak kohe edhe nga Oda ekonomike theksuan se disa prodhime mund të shtrenjtohen edhe për 50%. Thanë se shpenzimet e fermerëve janë rritur për 70 apo 80%. Për 10-11% janë rritur shpenzimet në industrinë e qumështit. E ngjashme është gjendja edhe në industrinë e mishit, ndërsa rritje të çmimeve ka edhe te drithërat dhe farat vajore që për momentin janë me çmim më të lartë prej 20 deri në 10 përqind në krahasim me vitin e kaluar./TV21/


Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori