LAJMI I FUNDIT:

Ringjallja e Bujqësisë në Maqedoni, institucionet të zbresin në fushë

Ringjallja e Bujqësisë në Maqedoni, institucionet të zbresin në fushë

Parcelat e vogla dhe të shpërndara, mos organizimi i bujqve, mungesa e cilësisë konstante apo standardeve në prodhimtari, grumbullimi lirë i prodhimeve bujqësore dhe shitja shtrenjtë e tyre në treg, rendimentet e ulëta dhe fitimi i ulë, mungesa e fuqisë punëtore… Këto janë vetëm një pjesë e problemeve të bujqësisë vendore që me vite vështirë po gjejnë zgjidhje. Ekspertët e bujqësisë vlerësojnë se problemet në bujqësinë vendore janë të shtresuara me vite, dhe janë të ngjashme me ato të bujqve në rajon. Eksperti bujqësor Lulzim Fejzullahu thotë për gazetën KOHA, se kompetentët në radhë të parë duhet ti kushtojnë më shumë vëmendje resurseve njerëzore si dhe masave të ndryshme për ringjalljen e fshatrave që në mënyrë indirekte do të sjellë efekte të shumëfishta.

“Dihet nga përvojat botërore se në çdo veprimtari ekonomike, që vlen edhe për bujqësinë në radhë të parë duhet të theksohet fuqizimi dhe ngritja e resurseve njerëzore. Me fjalë të tjera, përmirësimi i situatës në bujqësinë dhe blegtorinë e vendit varet nga faktori njeri. Kjo nënkupton edhe reformimin e më shumë institucioneve shtetërore duke filluar nga Agjencia për Përkrahjen e Bujqësisë që duhet të ekipohet me kuadër dhe të pajiset me mjetet e nevojshme teknike me qëllim që këto kuadro të jenë sa më pranë bujkut apo të jenë në terren dorë për dore me fermerin”, thekson Fejzullahu. Sipas tij, puna e tyre duhet të jetë e ngjashme me modelin e Partneritetit Privat Publik, ku një pjesë të këshillave të tyre do t’i paguajnë vetë bujqit, ndërsa një pjesë do t’i paguajë shteti, ku agronomët në fusha dhe ara do të ofrojnë këshilla dhe do të shërbejnë si konsulentë për përdorimin e metodave të ndryshme agroteknike, për lavrat dhe të mbjellat, për llojet e ndryshme të farave apo rasatit, analizën e truallit bujqësor dhe analizën e tregut e kështu me radhë.

“Pra nevojitet që institucionet e ndryshme më shumë te jenë prezente në terren me bujqit, apo të zbresin në fushë, por jo vetëm të ofrojnë këshilla por edhe të monitorohen më vonë se sa kanë qenë të dobishme këshillat e tyre, sa bujqit kanë pasur benefit prej tyre, duke u shndërruar kështu në një partner të vërtetë të bujqve, ku nesër do të jetë e pritshme të shikohet një rezultat i kënaqshëm për të dyja palët”, shton më tej Fejzullahu. Njëherësh do të ndihmohen bujqit që të menaxhojnë eventualisht edhe me tepricën për shembull të patateve që nesër do të orientohet në industrinë e përpunimit, për nevojat e ushtrisë e kështu me radhë. Një problem tjetër që kërkon zgjidhje është edhe bashkimi i tokës bujqësore, ndërsa më seriozisht duhet menduar edhe për ringjalljen e fshatrave.


“Një hap tjetër që do të ndihmonte zhvillimin rural tërthorazi do të ishte edhe rivitalizimi i fshatrave duke ndjekur për shembull Shqipërinë me 100 fshatrat turistikë, duke ndërtuar infrastrukturë të ndryshme që nga asfaltimi me rrugë dhe furnizimi me ujë, e kështu me radhë, duke promovuar dhe mbështetur më shumë prodhimet organike, plasmanin dhe shitjen e prodhimeve bujqësore-blegtorale”, shton më tej Fejzullahu. Sipas tij, ekzistojnë edhe më shumë angazhime të tjera të shtetit, mirëpo një ndihmesë e madhe do të ishte edhe investimi për të bërë fshatrat malor qoftë të Sharrit apo Rekës, si dhe fshatrat e tjerë sa më atraktiv për biznes, për turistët e huaj etj, të ndihmuar nga nivele të ndryshme të pushtetit që nga ato më të ulëtat deri ato më të lartat konstaton Fejzullahu. Ndryshe, rivitalizimi i fshatrave mund të ndihmojë edhe në kthimin e pjesshëm të popullatës së shpërngulur apo kthimin e jetesës në fshatrat që me të madhe kanë filluar të boshatisen. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori