LAJMI I FUNDIT:

Gjermania thotë se më shumë se 5,000 emigrantë mbërritën nga Bjellorusia në tetor

Gjermania thotë se më shumë se 5,000 emigrantë mbërritën nga Bjellorusia në tetor

Policia gjermane thotë se ka regjistruar më shumë se 5,000 kalime të paautorizuara kufitare muajin e kaluar nga njerëz që kishin ardhur nga Bjellorusia.

Dhe sipas Euronews, përcjell Telegrafi, ky numër shënon një rritje të ndjeshme të numrit të të ardhurve përmes një rruge të re migracioni të ndjeshme politikisht.

“Policia Federale regjistroi 5,285 hyrje të paautorizuara me lidhje me Bjellorusinë vetëm për muajin tetor”, thuhet në një deklaratë.


Ndërkohë, bëhet e ditur se autoritetet gjermane kishin regjistruar vetëm 1,903 mbërritje në shtator.

Policia tha se vetëm fundjavën e kaluar, 597 persona që hynë ilegalisht nga Bjellorusia u gjetën në anën gjermane të kufirit me Poloninë.

Prej tyre, 391 ishin shtetas irakianë, ndërsa pjesa tjetër ishin nga Siria, Irani dhe Afganistani, dhe shumica kishin viza bjelloruse ose vula hyrjeje në pasaportat e tyre.

Anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian, Polonia dhe Lituania, kanë luftuar për të përballuar një numër jashtëzakonisht të lartë të emigrantëve që mbërrijnë në kufijtë e tyre me Bjellorusinë muajt e fundit.

Ndërkohë BE-ja ka akuzuar qeverinë e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko për përdorimin e qëllimshëm të emigrantëve për të destabilizuar bllokun 27-vendesh si hakmarrje për sanksionet e BE-së.

Madje, ministri në largim i Brendshëm i Gjermanisë propozoi së fundmi futjen e patrullave të përbashkëta gjermano-polake në kufirin e dy vendeve për të ndihmuar në ndalimin e kalimeve të paligjshme nga emigrantët që mbërrijnë nga Bjellorusia.

Megjithatë, Berlini ka deklaruar se nuk kanë ndërmend të mbyllin kufirin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Një vit më pas: Si një sulm i Hamasit ndaj Izraelit u shndërrua në një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme?

Një vit më pas: Si një sulm i Hamasit ndaj Izraelit u shndërrua në një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme?

Azia
Kalo në kategori