LAJMI I FUNDIT:

AAK kërkon të diskutohet në Kuvend për rritjen e çmimeve dhe gazin amerikan

AAK kërkon të diskutohet në Kuvend për rritjen e çmimeve dhe gazin amerikan
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se Kuvendi është jofunksional tash e sa javë.

Ai kërkoi që sa më shpejt të diskutohet për ngritjen e çmimeve dhe projektin e gazit amerikan.

Tahiri: Qeveria para se me fol për prezencën ushtarake amerikane, është mirë ta trajtojë sërish çështjen e gazit
Lexo po ashtu Tahiri: Qeveria para se me fol për prezencën ushtarake amerikane, është mirë ta trajtojë sërish çështjen e gazit

“Fatkeqësisht edhe kjo mbledhje e kryesisë dështoj, ku ne agjendë kemi pasur 16 pika për të diskutuar e disa pika tjera në parim që ne plotin bëjnë 21 pika. Po vijmë në Kuvend që tash e sa muaj është jo-funksional. Për neve është me rëndësi që dy debatet që i kemi thirrur për ngritjen e çmimeve dhe çështja e projektit të gazit”, tha Tahiri./Telegrafi/