Një burrë i veshur si Joker goditi me thikë disa njerëz në një tren udhëtarësh në Tokio përpara se të ndezte zjarrin në bord.
Pasagjerët në stacionin Kokuryo u panë duke vrapuar të tmerruar ndërsa sulmuesi “e lau” makinën me një lëng të ndezshëm dhe i vuri flakën.
Mediat japoneze thanë se të paktën 10 pasagjerë u plagosën, duke përfshirë një burrë rreth të 60-tave, i cili ka mbetur në gjendje kritike.
I dyshuari 24-vjeçar është arrestuar në vend dhe po hetohet për vrasje në tentativë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sulmi ndodhi të dielën në mbrëmje, i cili ndodhi teksa pjesëmarrësit e festës po shkonin drejt qendrës së qytetit për Halloween.
Një video u shpërnda në mediat sociale dhe në televizionin publik NHK një lumë njerëzish duke ikur, disa sekonda përpara se një shpërthim i vogël të shkaktonte zjarr.
Shunsuke Kimura, i cili filmoi klipin, tha se pa pasagjerët ishin duke vrapuar në mënyrë të dëshpëruar dhe ndërsa po përpiqej të kuptonte se çfarë ndodhi, ai dëgjoi një zhurmë shpërthyese dhe pa tym që dilte.
Ai gjithashtu u hodh nga një dritare, por u rrëzua në platformë dhe i lëndoi shpatullën.
Dëshmitari okular shtoi: “Dyert e trenit ishin të mbyllura dhe ne nuk e kishim idenë se çfarë po ndodhte, dhe u hodhëm nga dritaret. Ishte e tmerrshme”.
Një video tjetër tregoi pasagjerët që nxitonin të shtrydhnin nga dritaret e trenit dhe mbi platformën ku treni kishte bërë një ndalesë emergjente.
Një dëshmitar i tha gazetës Yomiuri: “Mendova se ishte një marifet për Halloween”.
Duke kujtuar momentin kur pa pasagjerët që vraponin në panik drejt vagonit të tij të trenit, ai shtoi: “Më pas, pashë një burrë që po ecte në këtë drejtim, duke tundur ngadalë një thikë të gjatë”.
Ndërkohë një tjetër video e shpërndarë tregonte një burrë me syze të veshur me një kostum vjollcë dhe këmishë të gjelbër të ndezur, i ulur në një tren të zbrazët duke thithur një cigare.
Këmbët i kishte kryqëzuar dhe dukej i qetë. Ai mund të shihet nga dritarja duke qenë i rrethuar nga forcat e rendit në një video të mëvonshme.
Treni i linjës Express Keio u nis për në Shinjuku, stacioni hekurudhor më i ngarkuar në botë, rreth orës 20:00 sipas kohës lokale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City