LAJMI I FUNDIT:

Bejta: Uroj që qytetarët e Gostivarit të mos pësojnë nga qeverisja e OBRM-PDUKM-së

Bejta: Uroj që qytetarët e Gostivarit të mos pësojnë nga qeverisja e OBRM-PDUKM-së

Kandidati nga radhët e BDI-së, Nevzat Bejta pas disfatës është prononcuar në “Facebook” duke falënderuar qytetarët për besimin ndaj tij si në rrethin e parë ashtu edhe në rreth të dytë.

“Uroj nga zemra dhe shpirti që qytetarët e Gostivarit të mos pësojnë nga qeverisja e VMRO-DPMNE në katër vitet e ardhëshme”, (sic), shkruan Bejta.


Ai shton se për ata më i rëndësishëm është qyteti se sa karriera politike.

“Për ne, kujdesi për Gostivarin tonë nuk do të ndalon kurrë. Ju faleminderit edhe njëherë”, shkruan Bejta./Telegrafi/