Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Kosovës ende nuk ka dhënë dritën e gjelbër për vaksinimin e personave të moshës 12 deri 15 vjeç kundër coronavirusit. Siç thonë, kjo mundësi është duke u shqyrtuar, por një vendim i tillë do të merret në “momentin e duhur”.
Nga muaji gusht, Qeveria e Kosovës ka lejuar imunizimin kundër coronavirusit edhe për personat mbi 16 vjeç, ndërsa për grupmoshën 12-15 vjeç, vaksinimi bëhet me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore.
Administrata Amerikane për Ushqim dhe Ilaçe në muajin maj të këtij viti, ka autorizuar përdorimin e vaksinës kundër coronavirusit të prodhuar nga Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshave 12-15 vjeç.
SHBA-ja veçse është duke i vaksinuar fëmijët e moshave nga 12 vjeç e lart.
Kurse, më 27 tetor, një panel i qeverisë amerikane ka votuar për të rekomanduar vaksinën edhe për fëmijët e moshës nga pesë deri në 11 vjeç.
Kemajl Ratkoceri, nga komuna e Lipjanit, ekonomist me profesion, është baba i tre fëmijëve. Vajza e tij e vogël, tashmë është 14 vjeçe dhe ai shprehet i gatshëm të pranojë që ajo të vaksinohet nëse një gjë e tillë kërkohet nga autoritetet shëndetësore.
“Nëse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka studime, fakte dhe rekomandon që vaksina nuk ka efekte tjera anësore, atëherë duhet t’i vaksinojmë edhe fëmijët. Po bazohemi edhe në të kaluarën edhe ne si fëmijë kemi pasur vaksina të ndryshme. Unë do të pranoj të vaksinohet vajza ime, ne duhet të bazohemi diku, unë nuk jam ekspert i fushës dhe bazohem në ekspertët e shëndetësisë, sepse nëse gjithsecili vepron me hamendje, atëherë nuk di se ku do të shkojmë”, thotë Ratkoceri.
Mjekët: Për t’u vaksinuar nuk duhet të ketë hezitim
Profesoresha e Mikrobiologjisë, Gjyle Mulliqi-Osmani, drejtoreshë e laboratorit privat “Mikrobiologjia” në Prishtinë, thotë se vaksinimi i fëmijëve në Kosovë duhet të bëhet edhe për ata nën moshën 12 vjeç. Hulumtimet e deritashme, thotë ajo, tregojnë se nuk ka ndonjë rrezik të veçantë nëse moshat e reja vaksinohen.
“Gjithashtu, specifikat e Kosovës, numri i madh i nxënësve në një klasë, në kopshte, banimi me numër më të madh të anëtarëve në një shtëpi e shton edhe më tepër nevojën e vaksinimit të fëmijëve të moshës mbi 12 vjeç”, shprehet ajo.
Argument tjetër për vaksinimin e fëmijëve, thotë Mulliqi-Osmani, është sepse fëmijët janë bartës të infeksionit, kurse në shumicën e rasteve sëmundja tek ata mund të kalojë me simptoma më të lehta.
Edhe pediatri Ramush Bejiqi, thekson se Kosova duhet t’i zbatojë rekomandimet e organizatave ndërkombëtare të shëndetësisë. Kështu që qytetarët e Kosovës, sipas tij, nuk duhet të hezitojnë për imunizimin e fëmijëve të tyre.
“A kemi zgjidhje ne për këtë situatë? Unë mendoj se nuk kemi. Ne jemi pjesë e luftës globale kundër COVID-19 dhe problemeve që shkakton. Duke u bazuar në rekomandime shkencore dhe përvojë anë e mbanë botës, them se nëse fëmijët nuk kanë ndonjë sëmundje tjetër, e cila rrezikon sistemin imunitar të tyre dhe nuk kanë probleme tjera, nuk besoj se janë grup më shumë i rrezikuar se grupet tjera”, shprehet ai.
Vaksinimi i fëmijëve në vendet e rajonit dhe të botës
Disa nga vendet e rajonit dhe në botë, tashmë kanë filluar vaksinimin e adoleshentëve. Maqedonia e Veriut dhe Serbia, kanë nisur vaksinimin e fëmijëve nga mosha 12 vjeç e tutje.
Edhe shumë shtete në botë dhe Evropë kanë filluar përdorimin e vaksinës te fëmijët 12 vjeç e lartë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Italia Irlanda, Polonia, Franca, Zvicra dhe Suedia Veriut janë disa nga shtetet ku bëhet vaksinimi te fëmijët.
Në Kosovë nga muaji mars i vitit 2021, kur ka filluar procesi i imunizimit, deri më tani, janë dhënë mbi 1.5 milionë doza të vaksinës. Prej tyre, mbi 720 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat kundër coronavirusit. Imunizimi bëhet për të gjithë personat mbi moshën 16 vjeç.
Por, javët e fundit në Kosovë është ulur numri i personave të infektuar me coronavirus dhe në të njëjtën periudhë ka rënë edhe interesimi i qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19. Nga 20 mijë vaksina sa janë dhënë brenda një dite muajin e kaluar, në ditët e fundit ky numër ka rënë në rreth 7,000.
Ministria e Shëndetësisë, të premten më 29 tetor, ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen pa hezitim. Në një postim në rrjetin social Facebook, thuhet se situata epidemiologjike, relativisht e qetë nuk përbën arsye që qytetarët që kanë marrë dozë e parë të vaksinës ta vonojnë marrjen e dozës së dytë, sepse kjo e pamundëson arritjen e mbrojtjes efikase dhe imunitetit të plotë. Më tutje thuhet se vaksinimi vazhdon të jetë mënyra më e lehtë, më e sigurt dhe më efikase për t’u mbrojtur nga COVID-19. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Sonte tërmet në Maqedoni
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit