LAJMI I FUNDIT:

Mbrëmë u dha premiera e filmit “Zgjoi” në Cineplexx në Galeria Shopping Mall

Mbrëmë u dha premiera e filmit “Zgjoi” në Cineplexx në Galeria Shopping Mall

Gjatë mbrëmjes së djeshme u organizua eventi Ladies Night në Cineplexx në Galeria Shopping Mall për premierën e filmit vendor “Zgjoi” i cili pos shumë sukseseve u propozua edhe për çmimin Oscar.

Aktorja Yllka Gashi është protagonistja kryesore e filmit, e cila portretizon përjetimet dhe sfidat me të cilat është përballur Fahrija nga Krusha e Madhe që ishte në kërkim të burrit të humbur gjatë luftës në Kosovë.


Pavarësisht sistemit patriarkal dhe sfidave që ishin jo-lehtë të përballueshme Fahrija fillon një biznes bujqësor për tu kujdesur për familjen e saj dhe për të krijuar të ardhura për shumë familje që po ashtu si Fahrija kishin humbur familjarët e tyre.

Me rastin e shfaqjes së premierës dhe eventit Ladies Night e pranishme ishte edhe zonja Fahrije dhe shumë gra nga Krusha për të cilat Cineplexx në Prizren dhe Galeria Shopping Mall organizuan pritje të veçantë, duke shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e tyre.

Filmi “Zgjoi” nga regjisorja Blerta Basholli do të vazhdoj të shfaqet në Cineplexx në Galeria Shopping Mall edhe gjatë javëve në vazhdim.

Ju mirëpresim!

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën

Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën "Titan"

Magazina
Don Xhoni ndalohet nga policia me veturën e tij luksoze Lamborghini Huracan

Don Xhoni ndalohet nga policia me veturën e tij luksoze Lamborghini Huracan

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Do t'ju denoncoj të dyve në polici", Egla shpërthen ndaj Julit dhe Meritonit

Magazina
Kalo në kategori