LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e ushqimit: Kim Jong-un urdhëron koreanët të ushqehen me mishin e mjellmës së zezë

Mungesa e ushqimit: Kim Jong-un urdhëron koreanët të ushqehen me mishin e mjellmës së zezë

Nga shtypja e kuponëve si zëvendësim i parave, tek rritja e mjellmave të zeza dekorative për ushqim, Koreja e Veriut është detyruar të inovojë për t’u marrë me problemet ekonomike dhe mungesat e ushqimit, në një kohë kur bllokadat kufitare pandemike janë ende në fuqi.

Ndërsa të korrat po i afrohen fundit, vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se situata ushqimore dhe ekonomike në Korenë e Veriut është e vështirë dhe se ka sinjale se vendi po rrit tregtinë dhe po merr dërgesa të mëdha ndihme humanitare përmes Kinës.

Agjencia e inteligjencës së Koresë së Jugut njoftoi dje në seancën dëgjimore parlamentare me dyer të mbyllura se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un lëshoi urdhra duke bërë thirrje për ruajtjen e çdo kokrre orizi dhe për përpjekje të gjithanshme kushtuar bujqësisë.


Megjithatë, agjencia e spiunazhit vlerësoi se kjo korrje mund të jetë më e mirë se e vitit të kaluar për shkak të ditëve më me diell, duke deklaruar se Koreja e Veriut po ndërmerr hapa për të rihapur kufirin me Kinën dhe Rusinë në muajt e ardhshëm, raporton financialtimes.

Sipas mediave të ndryshme që citojnë burime të paidentifikuara koreanoveriore, banka qendrore atje ka shtypur kuponë parash me vlerë rreth një dollar për shkak të mungesës së kartëmonedhave të Koresë së Veriut.

Këtë javë, media shtetërore e Koresë së Veriut promovoi konsumin e mishit të mjellmës së zezë si një burim ushqimi medicinal, duke deklaruar se kultivimi i ri industrial do të ndihmojë në përmirësimin e jetës së njerëzve.

“Mishi i mjellmës së zezë është i shijshëm dhe ka vlera mjekësore”, shkruan e përditshmja koreano-veriore Rodong Sinmun, e cila është në pronësi të partisë në pushtet.

Hulumtimi për mbarështimin e zogjve dekorativë për ushqim filloi në fillim të vitit 2019 dhe autoritetet udhëzuan shkollat, fabrikat dhe kompanitë të mbarështojnë peshq dhe kafshë të tjera në mënyrë që të rrisin pavarësinë e tyre ushqimore.

Koreja e Veriut është përballur prej kohësh me një situatë të tensionuar ushqimore dhe vëzhguesit thonë se qeverisja e dobët ekonomike është përkeqësuar nga sanksionet ndërkombëtare mbi armët e saj bërthamore, fatkeqësitë natyrore dhe tani pandemia e COVID-19, e cila ka çuar në një bllokadë kufitare të paprecedentë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci

Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci

Kroacia
Kalo në kategori