LAJMI I FUNDIT:

Mbushen sërish me mbeturina lokacionet që u pastruan para disa ditësh në Prishtinë

Mbushen sërish me mbeturina lokacionet që u pastruan para disa ditësh në Prishtinë

“Ta pastrojmë Kosovën”, përmes një reagimi publik thotë se janë të shqetësuar se në lokacionet ku kanë pastruar para disa ditësh janë krijuar prapë deponi ilegale.

Në reagim thuhet se aksioni i pastrimit ishte “depoja e stacionit të hekurudhës” dhe hapësirat përskaj bregut të rrugës “Tirana” në Prishtinë.


“Të nderuar qytetarë të Prishtinës, përmes këtij shkrimi po shprehim shqetësimin dhe mllefin ndaj fenomentit të ndotjes së mjedisit dhe jo reagimeve të organeve kompetene, më saktësisht heshtjes totale nga ana e tyre. Në muajin shtator të vitit 2021 përkatësisht në Ditën e Pastrimit të Botës, 18 shtator 2021, organizata Ta Pastrojmë Kosovën ndërmori një aksion pastrimi në lokacionin ‘depoja e stacionit të hekurudhës’ dhe hapësirat përskaj bregut të rrugës ‘Tirana’ në Prishtinë.

Më tej, në njoftim thuhet se në aksion ishin larguar  23 kamionë me rreth 400 ton mbetje, kryesisht të përziera, si dhe 300 thasë mbeturina falë vullnetarëve dhe aktivistëve të kësaj organizate. Përveç tjerash u bëmë thirrje të gjithë institucioneve gjegjëse për mirëmbajtjen e kësaj hapësire. Sot TPK pranoi disa foto nga qytetarët nga lokacioni i lartë përmendur dhe se si është krijuar prapë deponia ilegale në po të njëjtin lokacion. Prandaj po theksojmë akterët kryesor që duhet të mbajnë përgjegjësinë për shkak të mos veprimit në kuadrin e mirëmbajtjes së kësaj hapësire, InfraKos dhe Komuna e Prishtinës.

U bëjmë thirrje të gjitha medieve televizive, medieve të shkruara elektronike (portaleve), organizatave të shoqërisë civile, dashamirëve të mjedisit që të ngrisim së bashku zërin ndaj këtyre fenomeneve”, thuhet në reagim.

Tutje, në njoftim thuhet se “Kërkojmë nga inspektorati qendror reagim të menjëhershëm që deponia mos të rikthehet në gjendjen e mëparshme. Besojmë fuqishëm që zëri i arsyes do të triumfojë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori