LAJMI I FUNDIT:

Mucunski: Ose shumicë të re parlamentare ose zgjedhje të reja

Mucunski: Ose shumicë të re parlamentare ose zgjedhje të reja

Kryetari i sapo zgjedhur i Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski për TV 24 tha se në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale u shpreh vullneti i qytetarëve dhe në mënyrë të qartë u përcaktuan për opozitën.

Sipas tij, nevojitet shumicë e re parlamentare ose organizim të zgjedhjeve të reja parlamentare.

“Ekzistojnë dy drejtime pas vendimit të qartë të qytetarëve në rreth të parë dhe këto janë ose shumicë e re parlamentare ose zgjedhje të parakohshme kuvendare”, tha Mucunski.


Ai theksoi se në përbërjen aktuale kuvendare ekzistojnë deputetë të përgjegjshëm të cilët e duan Maqedoninë dhe do të mund të jenë pjesë e shumicës së re parlamentare që ka plan dhe vizion për vendin./Telegrafi/