Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së fushatës së përbashkët vetëdijësuese të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, “Blloko urrejtjen. Fal Dashni.” (“Block the Hatred. Share the Love!”)
“Me Programin tonë qeverisës jemi zotuar të punojmë për një shoqëri me gjithëpërfshirëse dhe me mundësi për të gjithë. Këtë do ta arrijmë duke promovuar dhe respektuar diversitetin dhe barazinë, si dhe duke garantuar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut,” tha kryeministri.
Ai veçoi vendimin nga mbledhja e djeshme e Qeverisë, për miratimin e programit pesë vjeçar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
“Vendimet që marrim në jetë janë vërtetë zgjedhje dhe përgjegjësi individuale, por askush nuk duhet të vuaj për to për shkak të mungesës së lirive e të drejtave, por edhe mundësive,” tha kryeministri Kurti, duke theksuar se mundësitë e barabarta nuk vijnë vetëm nga garantimi i lirive dhe të drejtave, por edhe nga krijimi i parakushteve për rezultate dhe sukses.
Në këtë ceremoni të mbajtur në sallën e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, me fjalë rasti ju drejtuan të pranishmëve edhe Frank Power, Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, ambasadori Tomáš Szunyog, Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian / Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Verena Taylor, Drejtore e Zyrës së Drejtorisë së Përgjithshme të Programeve të Këshillit të Evropës si dhe Naim Qelaj, Avokati i Popullit.
Fushata e nisur sot në Prishtinë “Blloko urrejtjen. Fal Dashni.” synon të informojë dhe edukojë shoqërinë dhe veçanërisht rininë, për rolin që secili ka në luftën kundër formave të ndryshme të gjuhës së urrejtjes ndaj grupeve dhe individëve të veçantë.
Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:
Shkëlqesia juaj, znj. Taylor,
Ambasador Szunyog,
Avokat i Popullit, Qelaj,
Znj. Kaja,
Z. Power,
Të nderuar pjesëmarrës,
Kolegë nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian,
Ambasadorë kundër gjuhës së urrejtjes,
Përfaqësues të mediave,
Është kënaqësi që jam sot këtu, në lansimin e kësaj fushate e cila thërret për dashuri e solidaritet, e t’u bashkohem përpjekjeve të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian për të zvogëluar praninë e urrejtjes në mesin tonë. Fushata të këtilla janë të nevojshme për emancipim dhe vetëdijesim për të arritur një shoqëri më të drejtë e më të barabartë.
Pandemia COVID-19 na ka bërë të vetëdijshëm për një gjë: sa shumë kemi nevojë ne për njëri-tjetrin. Komunikimet e ndërveprimet njerëzore nuk janë më pak të rëndësishme sesa vendi i punës ose sesa aktivitetet tona ditore.
Virusi shkatërrimtar më të vërtetë na ka bërë të rimendojmë gjithë konceptin e mënyrës së jetesës dhe drejtësisë së shpërndarë. Indiferenca e mungesat u bënë të ditura, e nevoja për solidaritet u bë e domosdoshme. Megjithëse dallimet tona mund të kenë qenë të ndryshme, një gjë është e sigurt: përballja ishte e përbashkët, në mbrojtje të jetës së gjithsecilit.
“Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në pikëpamje të dinjitetit dhe të të drejtave.” Ky është neni i parë i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, e shpallur me 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
E sot rikonfirmoj se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Republikës, për ofrimin e mundësive të barabarta dhe trajtim të barabartë për të gjithë, pa diskriminim, pa dallim moshe e gjinie, pa dallim përkatësie e aftësie.
Me Programin tonë qeverisës jemi zotuar të punojmë për një shoqëri me gjithëpërfshirje dhe me mundësi për të gjithë. Këtë do ta arrijmë duke promovuar dhe respektuar diversitetin dhe barazinë, si dhe duke garantuar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Andaj, dje në mbledhjen e Qeverisë sonë, e miratuam programin pesë vjeçar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.
Si qeveri kemi parashtruar vizionin për të parandaluar dhe adresuar dhunën ndaj grave dhe vajzave, në të gjitha format që ajo i merr. Po angazhohemi maksimalisht që të zbatojmë hapat e masat që parasheh Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, si një nga shkeljet më të shpeshta të të drejtave të njeriut dhe formave të diskriminimit.
Kjo Konventë na ndihmon sa i përket demitizimit të roleve gjinore dhe stereotipeve të ndërtuara, si dhe na ndihmon të zhbëjmë format e diskriminimit që janë të pranishme në shoqërinë tonë.
Dëshiroj që sot të përmendi punën e institucioneve tona, në veçanti Avokatit të Popullit, si institucion i pavarur për të drejtat e njeriut, që në mënyrë proaktive trajton ankesat e qytetarëve; por poashtu edhe angazhimin e Zyrës së Qeverisjes së Mirë, që me mbështetjen e Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian, ka filluar procesin e reformimit ose përmirësimit të sistemit për monitorimin dhe raportimin e çështjeve që lidhen me diskriminimin dhe me zbatimin e ligjit për mbrojtje nga diskriminimi.
Duhet vetëdijesim i përgjithshëm, sepse arritja e barazisë kërkon angazhimin e të gjithëve, si individë, si institucione e organizata, si shtet e si shoqëri.
Vendimet që marrim në jetë janë vërtetë zgjedhje dhe përgjegjësi individuale, por askush nuk duhet të vuaj për to për shkak të mungesës së lirive e të drejtave, por edhe mundësive.
Mundësitë e barabarta nuk vijnë vetëm nga garantimi i lirive dhe të drejtave, por edhe nga krijimi i parakushteve për rezultate dhe sukses.
Prandaj ekziston shteti, për t’u kujdesur që të gjithë kanë mundësi për sukses, pa përjashtim e pa paragjykim sepse pabarazitë e mëdha krijojnë ndarje të thella mes shoqërisë e që janë baza për çdo paragjykim dhe urrejtje më pas.
Unë po e përfundoj këtë fjalë timen me një thënie të Nelson Mandelës, i cili vuajti 27 vjet në burg për shkak të luftës së tij kundër segregimit dhe aparteidit në Afrikën e Jugut:
“Askush nuk lind duke urryer një person tjetër për shkak të ngjyrës së lëkurës, prejardhjes apo fesë së tij. Njerëzit duhet të mësojnë të urrejnë, dhe nëse mund të mësojnë të urrejnë, mund të mësohen të duan, sepse dashuria vjen më natyrshëm në zemrën e njeriut sesa e kundërta e saj.”
Ju falemnderit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri