LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoni

Rritet numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoni

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është në rritje. Sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti i Shëndetësisë Publike janë 6.395 raste aktive, shumica prej tyre në Shkup 3.203. Në Kumanovë janë 455 raste aktive, në Veles 328, në Prilep 257, në Manastir 216, në Kavadar 211, në Shtip 207, në Ohër 192, dhe qytete tjera.

Nga 3210 testet e kryera dje, siç tregojnë të dhënat e ISHP-së, janë regjistruar 444 raste të reja, 225 pacientë janë shëruar dhe 8 kanë ndërruar jetë.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 6089 doza të vaksinës, nga të cilat 709 si dozë e parë, 1148 si dozë e dytë, ndërsa 4232 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.


Deri më 26 tetor janë vaksinuar gjithsej 802.705 qytetarë, janë rivaksinuar 772.424, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 20.119 qytetarë.

Deri tani në vend janë kryer gjithsej 1.372.834 testime të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vend që nga fillimi i epidemisë është 200.856, numri i të shëruarve është 187.374 dhe numri i të vdekurve është 7.087./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme

"Skënderbeu i Sicilisë si Edi Rama", reagon skulptori Gëzim Muriqi

Lajme
Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

Lajme
“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima

“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima", hetues e sociologë japin alarmin pas përleshjeve të armatosura në Prishtinë

Siguri
Kurti takon Zeqir Gërvallën: Dikur na bënte bashkë Adem Demaçi në zyrën e UÇK-së në Prishtinë

Kurti takon Zeqir Gërvallën: Dikur na bënte bashkë Adem Demaçi në zyrën e UÇK-së në Prishtinë

Lajme
Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Lajme
Kalo në kategori