LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali i lartë amerikan: Testimi i dyshuar i raketës hipersonike nga Kina mund të çojë deri në një moment të ri sikurse me ngjarjen e satelitit Sputnik

Gjenerali i lartë amerikan: Testimi i dyshuar i raketës hipersonike nga Kina mund të çojë deri në një moment të ri sikurse me ngjarjen e satelitit Sputnik

Gjenerali i lartë amerikan ka thënë se testimi i dyshuar i raketës hipersonike të Kinës është afër një momenti të Sputnik-ut, duke iu referuar lëshimit të satelitit sovjetik që ndezi garën e armëve të Luftës së Ftohtë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Kreu i Shefit të Shtabit të Përbashkët, Mark Milley, tha në një intervistë me Bloomberg News se ushtria kineze “po zgjerohet me shpejtësi”.

Financial Times raportoi këtë muaj se testi kishte habitur ushtrinë amerikane.


Megjithatë, Pekini ka mohuar të ketë ndodhur një testim rakete, duke thënë se në fakt ishte anije kozmike.

“Ajo që pamë ishte një ngjarje shumë domethënëse e një testimi të një sistemi të armëve hipersonike. Dhe kjo është shumë shqetësuese”, tha gjenerali Milley për Bloomberg.

“Nuk e di nëse është një moment tamam sikurse në rastin e Sputnik-ut, por mendoj se është shumë afër kësaj. Kjo ka gjithë vëmendjen tonë”.

Lëshimi i Sputnik me satelit sovjetik në vitin 1957 tronditi amerikanët, të cilët kishin frikë se sovjetikët po ecnin përpara në aftësinë teknologjike.

Ngjarja e nxiti Presidentin John F Kennedy të deklaronte se SHBA do të zbarkonte njerëzit në Hënë, një qëllim i arritur në më pak se një dekadë.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby refuzoi të komentojë, deklaratat e gjeneralit në një konferencë të së mërkurës, duke thënë: “Kjo nuk është një teknologji që është e huaj për ne, për të cilën nuk kemi menduar për një kohë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori